E Shtunë, 31 Tetor 2026

C3 luksi ne paketim te vogel

Citroen C3 i ri i ngjan shume paraardhesit sepse vjen me karroceri ne forme veje por me pamje me moderne dhe me dinamike. Dritat i ka me agresive dhe me dinamike si ato te perparme ashtu edhe ato te prapme ndersa e hapura e madhe per ajrin perpara i jep vetures nje fryme sportive. Per krah dritave te medha prapa theksohet edhe shiriti i kromuar ne deren e bagazhit.

Ajo qe C3 i ri dallohet me se shumti nga te gjithe eshte xhami i madh i perparme i cili quhet Zenith ndersa eshte i gjate 135 centimetra ndersa shtrihet deri ne gjysme te kulmit dhe ofron shikueshmeri me te mire se shumica e veturave ne treg. Ndjenja e pamjes se hapur si gjate vozitjes ditore ashtu edhe gjate nates eshte fenomenale.

Nje brendi e perkryer

Pervec ketij xhami unik ulja ne C3 ofron ndjenje te mire edhe per shkak te brendise se rregulluar ne menyre te perkryer dhe te pergjithshme. Pervec dizajnit te rrethit te timonit te gjitha te tjerat jane te perkryera. Tre rrathe ne pllaken e instrumenteve konsola e larte e mesit me elemente te renditura ne menyre logjike materialet dhe zbukurimet me te mira ulese te rehatshme te gjitha keto e terheqin vozitesin qe sa me shume te qendroje ne veture.

Sa i perket hapesires C3 eshte deshmi se ne brendine e madhe nuk duhet tepruar me masa te jashtme. Ne kete segment shumica e kane kaluar gjatesine prej 4 metrash. C3 ka mbetur ne 394 cm gjatesi por kjo nuk eshte mangesi sepse ofron hapesire te mjaftueshme. Kjo eshte arritur fale gjeresise dhe lartesise por edhe uleseve te ngritura pak per cka pasagjeret prapa kane hapesire te mjaftueshme per kembe. Bagazhi eshte njeri nga me te medhenjte me 300 litra.

Motore te ndryshem

C3 i ri ka motore te ndryshem. Nga ata me benzine oferta fillon nga motori kursimtar 1.1 litersh me 60 kuaj fuqi e deri te ai me i forti 1.6 litersh me 120 kuaj fuqi. Sa i perket atyre dizel duhet vecuar ate 1.4 HDi me 68 kuaj fuqi dhe ate 1.6 HDi me 90 kuaj fuqi. Me motorin me te forte ne oferte C3 mund te jete konkurrent edhe ne ndjekje. Nga 0 deri ne 100 km/h arrin per me pak se 9 sekonda me saktesisht 8.9 sekonda derisa shpejtesia maksimale e tij eshte e kufizuar ne 190 km/h. Sa u perket harxhimeve ajo ne mase te madhe varet nga menyra se si e drejtoni veturen dhe sa te ashper jeni ne vozitje.

Te deklaruara jane 5.9 litra ne 100 km por eshte reale te pritet harxhimi mes 7 dhe 8 litra. Kjo vlen per motoret me benzine ndersa sa u perket motoreve me nafte harxhimet jane dukshem me te vogla dhe sillen me 4.9 dhe 5.5 litra ne 100 km cka i ben motoret me nafte shume me terheqes per bleresit te cilet si qellim primar kane harxhimet sa me te vogla.

Pako e gjere e pajisjeve

Ne pakon e pajisjeve perfshihen sistemi i frenimit ABS jastek ajri te perparme dhe anesor per vozitesin dhe bashkevozitesin pajisja e klimes mbyllja qendrore ne largesi retrovizoret elektrik te jashtem fellnet 15 inc me goma 185/65 sistemi Isofix ne uleset e prapme pakoja Security hapja automatike e dritareve te perparme timoni servo qe rregullohet sipas deshires si dhe sistemi i navigacionit.

Dhe te gjitha keto ofrojne nje vozitje te rehatshme komode dhe para se gjithash shume te sigurt cka e deshmojne edhe testet e sigurise ku ka marre nota mjaft te larta. Cmimet e Citroen C3 te ri fillojne nga 12.950 euro per modelin baze me motor 1.1 e shkojne deri ne 21.100 euro per modelin me te mire me motor 1.6 dhe pajisje ekskluzive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›