E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dinamo ndalet nga Turbina, fiton Korabi

Dinamo ndalet. Në ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë së Parë, Blutë e kryeqytetit nuk kanë mundur të përfitojnë nga ai barazim pa gola mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, për të rrëmbyer vendin e pare, duke u ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut. Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti u befasuan nga goli i Metanit në pjesën e parë, ndërsa arritën të barazojnë në pjesën e dytë me Allmuçën, por vetëm kaq.

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe Dinamo e shikon veten përsëri në vendin e dytë, me një pikë më pak se Skënderbeu i vendit të parë dhe dy më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Ndërkohë në sfidën tjetër të ditës, Korabi ka arritur të marrë një fitore 1-0 në shtëpi përballë Orikut. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Keko në minutën e 80-të. Tri pikë shumë të rëndësishme për dibranët, të cilët ngjiten në vendin e katërt në kuotën e 35 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›