E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NBA, derbi i mallkuar për Lakers

Për Lakers derbi sërisht ka qenë fatal. James me shokë humbën mbrëmë duelin e 11-të radhazi me kushurinjtë e Clippers, të cilët përveç 25 pikëve të Leonard gjetën edhe 27 të tjera nga një lojtar pankine siç është Norman Powell.

Për djemtë e Lue pikët nga lojtarët e stolit ishin çelësi i suksesit pasi në total ishin plot 65. Për Lakers u vu re menjëherë se do të ishte një natë e keqe pasi pas dy periodave të para Clippers shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 71-51.

Edhe pse James bëri të pamundurën për të evituar humbjen, 33 pikët e rrealizuara prej tij nuk mjaftuan. Tani Lakers me shumë mundësi do të luajnë në “play-in”.

Ndeshjet NBA (6 Prill)

DETROIT PISTONS-BROOKLYN NETS 108-123

MILWAUKEE BUCKS-CHICAGO BULLS 105-92

ATLANTA HAWKS-WASHINGTON WIZARDS 134-116

BOSTON CELTICS-TORONTO RAPTORS 97-93

INDIANA PACERS-NEW YORK KNICKS 129-138

DALLAS MAVERICKS-SACRAMENTO KINGS 123-119

NEW ORLEANS PELICANS-MEMPHIS GRIZZLIES 138-131 (kohë shtesë)

L.A. CLIPPERS-LOS ANGELES LAKERS 125-118

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›