Muriqi dopietë, Mallorca barazon në fushën e Valladolid

Në javën e 28-të të La Ligës, Valladolid-Mallorca dhuron spektakël dhe një 90 minutësh që përfundon në barazim 3-3. Dopieta e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit nuk mjaftoi që miqtë të arrinin fitoren. Në të vërtetë, “Pirati” barazoi në ekstrem me një penallti në minutën e 94-të, pasi shënoi golin e parë në minutën e 53-të (goli i 12-të në 25 ndeshje të ligës). Mallorca ngjitet kështu në 34 pikë, ndërsa Valladolid kalon në 29.
Ndërkohë, Cadiz fiton duke mposhtur Betis 2-0, duke kaluar në +4 me zonën e rënies, ndërsa Valencia humbet ndeshjen direkte 2-1 të shpëtimit me Almerian: goli i Castillejo nuk mjafton.