Dinamo ndalet përsëri, afrohet Besa
Në javën e 17-të të Superligës, skuadra e Shkëlqim Muçës nuk shkoi më tepër se një barazim ndaj laçianëve, që nga ana e tyre vazhdojnë momentin pozitiv. Arlind Nora kaloi miqtë në epërsi që në minutën e 12-të, por Sebino Plaku në minutat shtesë ka shmangur humbjen e dytë rresht për skuadrën e tij.Pas këtij barazimi, kryesuesit e kampionatit tashmë ndodhen 12 pikë para Besës së vendit të dytë, por këta të fundit kanë për të luajtur edhe një ndeshje me Skënderbeun. Kavajasit bënë detyrën sot në shtëpi, duke mundur minimalisht Gramozin 1-0. Skuadrës së Duros i ka mjaftuar goli i Paulin Dhëmbit në minutën e 14-të.Ndërkohë, në përballjen tjetër të ditës së sotme, Teuta është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur 1-0 Shkumbinin në “Niko Dovana”. Hyseni në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi golin tripikësh për skuadrën e Mirel Josës.Superliga, java e 17-të:DjeApolonia 1 – 1 SkënderbeuKastrioti 0 – 1 TiranaVllaznia 2 – 2 FlamurtariSotDinamo 1 – 1 LaçiBesa 1 – 0 GramoziTeuta 1 – 0 Shkumbini