Arti i Poezise, Jorgos Seferis
Kjo interviste u realizua ne shtepine e Jorgos Seferis, ne Institutin e Studimeve te Avancuara, bash ne nje apartament fare te thjeshte ne katin e dyte, ku ishin tre dhomat e tij, me nje dritare te stermadhe qe sodiste mbi sheshin para, nje raft librash gati bosh, dhe me asnje nga ato pikturat moderne greke dhe thesaret klasike, qe i shkonin stilit te shtepise se Seferis ne Athine, do te shkruaje autori i saj, njekohesisht dhe perkthyesi i tij ne anglisht Keeley
Nga Edmund Keeley
Seferis ishte gati ne perfundim te vizites se tij te gjate ne Shtetet e Bashkuara, ne kohen e kesaj interviste, e cila iu mor ne fundin e dhjetorit te vitit 1968. Ai sapo kishte perfunduar nje qendrim prej tre muajsh, si kerkues prane Institutit per Studimet e Avancuara ne Princeton dhe dukej vecanerisht ne gjendje te mire shpirterore, sepse e kishte ndjere qe vizita e tij i kishte sherbyer disi per nje lloj perteritje: nje i huaj i lire nga tensionet politike, qe vazhdonin prej disa muajsh ne Athine dhe me kete rast ishte koha si per reflektim, por edhe per nje lloj shfaqje. Me vone, kjo perfshiu edhe nje seri leximesh-ne Harvard, Princeton, Rutgers, Pittsburgh, Washington, D.C. dhe ne Qendren Poetike te YMHA-se ne Nju Jork, ku Seferis madje lexoi ne gjuhen greke, ndersa intervistuesi i tij fliste ne anglisht duke rrefyer ne cdo perballje te tij me publikun cilesite e tij te percaktuara te ngazellimit dhe pergjigjes. Ne Pitsburgh, per shembull, audienca ( qe kuptohet se ishte me shume e perbere nga greko-amerikanet) dukej si e hutuar gjate leximit nga poezite, por iu pergjigj si duhet poetit ne pritjen e zhvilluar me pas, njesoj sikur te kishin te benin me mbretin e Greqise ne eksil. Leximi i Nju Jorkut filloi me nje prezantim te bere nga Senatori Eugene McCarthy. Gjate kohes se diskutimit disa pyetje drejtuar nga publiku kishin te benin ne menyre specifike me situaten politike te Greqise. Seferis refuzoi qe t'iu pergjigjej. Ai kishte menduar te ishte pak si i ngaterruar per disa njerez nga publiku, edhe pse eshte mbajtur fort ne terrenin e tij, kurse gjate silles ka vazhduar leximin dhe ka dhene arsyet e tij, por kete here privatisht: Nuk e shikonte te pershtatshme qe te kritikonte qeverine e vendit te tij, ndersa bujte si mik ne nje vend te huaj, krejt i sigurt dhe jashte kufijve te pakenaqesise ndaj qeverise. Ai i ruajti pergjigjet e tij per kur te kthehej ne Greqi: nje qendrim i pakompromis, qe ishte si mosbindje e Ligjit Ushtarak duke marre mbi vete dhe rrezikun e vet te qarte personal (The New York Times-29 Mars 1969).
Kombinimi i taktit diplomatik dhe i ndergjegjes se larte, qe percaktonte ne vetvete karakterin politik te poetit Seferis, i jepte ngjyrim pak a shume dhe stilit te tij te jetes por edhe vete prezences se tij publike. Ai ishte nje njeri i rende, zeri i behej edhe me i kendshem kur fillonte te lirohej, levizjet i dembelsoheshin dhe beheshin disi letargjike gjate kohes: por gjithsesi e kishte ruajtur ende zakonin, qe te shtrengonte fort krahun kur levizte dhe shtrengimi, megjithese ishte nje zakon i stilit te vjeter te sjelljes evropiane, mbeste i tille derisa te jepte ate peshen e forces qe mbartej ende tek ai. Dhe, zeri tashme do kishte dhe nje thepisje te dyte qe te priste mprehte, kur ai ndjente para vetes dicka te dyshimte apo si te ceket, qe e ndryshonte krejt ate. Pastaj, serish me diplomacine e tij, rikthehej sensi i tij i humorit: dashuria per kotesine, per shakate e sikletshme, per te tallur qofte veten por dhe te tjeret me nje sens te hidhur ironie, i cili i shfaqej papritur ne fytyren e tij ovale-vecanerisht kur e kishte futur ne kurth degjuesin e tij me pyetjen: "Pse je duke qeshur?"Nje poet amerikan i referohej dikur atij si nje "Shpellar i Lindjes se Mesme" ne nje poeme qe iu kushtua leximit te tij te pare ne New York, kohe te shkuara. Kur intervistuesi perfundimisht u ngriti dhe i tregoi poemen e tij, Seferis e ngurosi ate me nje pamje te mprehte, por qe nuk tregonte asfare kompromis. "Shpellar i Lindjes se Mesme. Qesharake dhe e pasakte. Une dikur e kam quajtur veten nje shpellar i Kapodokias dhe kjo eshte ajo qe me pelqen te mbetem edhe me vone. Pse po qeshni?" Pastaj nje qeshje.
Intervista u realizua ne shtepine e perkohshme te Jorgos Seferis, ne Institutin e Studimeve te Avancuara, bash ne nje apartament fare te thjeshte ne katin e dyte, ku ishin tre dhomat e tij, me nje dritare te stermadhe qe sodiste mbi sheshin para, nje raft librash gati bosh, dhe me asnje nga ato pikturat moderne greke dhe thesaret klasike, qe i shkonin stilit te shtepise se Seferis ne Athine. Ende poeti mbetej i kenaqur me vendin mikprites sepse iu dha mundesia e prekjes se nje numri ekzotik gjerash: peme te lulezuara, ketra dhe femije qe kalonin lendinen per te ikur ne shkolle. Gruaja e tij Maro-me floket ende te verdha dhe e zbukuruar porsi nje vajze-ishte aty prezente gjate te gjithe intervistes, shpesh duke degjuar me shume zbavitje, por pastaj duke gatuar apo edhe duke pire nga pas. U zhvilluan plot tre seanca regjistrimi. Seferisit i duhej pak qe te pershtatej me mikrofonat, duke i keqyrur ato me kujdes nga tavolina e kafese, ndersa kurdohere kur do fillonte ua rikujtonte atyre perreth miqte e tij nga vitet e luftes dhe perpara saj-si Henri Miller, Durrell, Katsimbalis-apo vitet e femijerise se tij. Atehere, fillonte dhe lehtesohej ne stilin e tij te natyrshem dhe fliste qete derisa regjistruesi te zhdukej bashke me te...
Me lini te filloj duke ju pyetur rreth Institutit per Studimet e Avancuara dhe sesi ndjeheni. S'ka shume kohe qe juve jeni terhequr nga sherbimi diplomatik dhe tash, kjo karriere e re si student...
"I dashuri im, problemi qe me ngaterron mua eshte: Cfare jane studimet e avancuara? A mundet qe dikush te harroje apo te mesoje me shume, kur dikush eshte ne stadin tim te studimeve te avancuara? Ndersa dua qe t'ju them ne nje nivel disi me prozaik, qe mua me kenaq shume e gjithe situata ketu, sepse ketu ka shume njerez te mire, shume miq te mire dhe mua me kenaqin te gjitha-por si mund te vendos une per horizontet e tyre. Ka shume horizonte perpara meje: shkence, histori, arkeologji, teologji dhe filozofi...".
Por nuk ndjeheni sikur jeni jashte ketij realiteti mes gjithe ketyre shkencetareve? Kaq shume historiane?
"Jo, sepse mua me terheqin keta njerez interesante, te cilet nuk jane kaq shume ne hapesiren time".
A mendoni se ka nje avantazh-sic mendoj per shembull se do te kishte menduar Kavafis-per te qene ne nje dialog me historianet? Me fjale te tjera, a ndjeni se historia ka dicka te vecante per t'ia thene poetit?
"Nese do te kujtoheni, Kavafis ishte krenar qe e kishte pak sensin e historise. Ai thoshte: "Jam nje njeri i historise", dicka pak a shume keshtu. Por tashme nuk me kujtohet tamam si percaktim. Une nuk jam kjo rruge; por ende e ndiej presionin e historise. Ne nje rruge tjeter, mbase: me mitologjike, me shume abstrakte apo dhe me shume konkrete...Nuk e di".
Cfare gjeje te vecante ka ne lidhjen e nje poeti grek me traditen e tij te vecante historike? Ju keni thene njehere se nuk kishte me Greqi te Lashte ne Greqi. Cfare keni dashur te thoni saktesisht me kete?
"Une kam nenkuptuar nje Greqi ne nje proces te vazhdueshem. Ne anglisht shprehja "Greqi antike" perfshin kuptimin "e perfunduar". Edhe pse per ne, Greqia ka te beje me jeten, per me shume apo me keq, ajo eshte nder jete dhe nuk ka marre fund ende. Ka nje fakt ketu. Dikush mund te kete te njejtin argument, kur ndonje diskuton per shqiptimin e Greqise se vjeter: Studiuesit tuaj ne Amerike, ne Angli, apo ne France mund te kene krejtesisht te drejte ne adoptimin e asaj qe ka thene Erazmi se: per ata, Greket, ishin thjesht nje gjuhe e vdekur; por per ne eshte nje histori krejt tjeter. Fakti eshte qe, ju konsideroni se Greqia e vjeter ka mbaruar funksionin e saj ne nje pike te percaktuar dhe kjo ju ben te pershtatshem per ta shqiptuar ate-edhe me keqardhjen time-ne nje menyre shume arbitrare".
Atehere ju qartesisht e shikoni traditen greke ne gjuhe, po aq sa edhe ne gjerat e tjera, si ne nje proces te vazhdueshem. Ky nuk eshte besimi i disa studiuesve klasike Bizantine ne kete vend-dhe une marr me mend dhe kudo tjeter.
"A e dini pse ndodh kjo? Sepse subjekti, historia e Greqise eshte kaq e madhe, saqe secili studiues e kufizon veten per nje periudhe te caktuar dhe nuk ekziston asgje tjeter jashte saj. Per shembull Gibbon merrte ne konsiderate se nje mije vjet jetet e saj ishin ne nje tatepjete. Si mund te kete marre tatepjeten nje popull per 1000 vite? Mbi te gjitha, ne mes te poemave homerike dhe Lindjes se Krishtit shkuan teteqind vjet-apo dicka keshtu-dhe atehere me sa duket kjo ishte ajo qe thuhet njemije vite te tatepjetes".
Per sa u perket lidhjeve te poetit grek me traditen e tij, me eshte dukur gjithmone se poeti grek ka nje avantazh kur flet me kolegun e tij Anglo-Sakson qe e perdor mitologjine greke dhe ngandonjehere edhe peizazhin grek. Une kujtoj vite te shkuara, kur isha duke shkruar nje teze per cfare mendoja ne lidhje me faktin sesi anglishtja kishte ndikuar mbi Kavafis dhe Seferis, dhe ju pyeta juve per imazhet e verteta, qe ju shfaqen, ne peizazhin tuaj, per shembull, kuptimi simbolik i statujave qe shfaqen ne punen tuaj. Ju u kthyet nga une dhe me thate:'Po keto jane statuja te verteta. Ato ishin ne peizazh dhe i une i kam pare vete'. Ajo qe kam menduar atehere ishte se ju filloni gjithnje nga nje fakt jetesor, nje vendosje aktuale dhe levizni nga aty drejt nje kuptimi me universal, qe mund te jete disi me i permbajtur aty.
"Nje ilustrim per kete, nga dikush i cili eshte specialist ne statujat klasike erdhi diten tjeter nga ana e nje studiuesi Anglez qe ishte duke folur per Statuetat e Parthenonit. Une shkova per ta falenderuar ate pas leksionit dhe ai me tha, me sa kujtoj tashme: "Kur thate se: "statujat nuk jane shkaterrimet-ne jemi shkaterrimet, ju keni shkruar nje linje, e cila shpreh dicka qe une kam ndermend". Doja te thosha, jam habitur sesi nje shkollar i kalibrit te tij perdorte nje linje nga une per te ilustruar nje ceshtje te tille".
Imagjinata se nje poet merr nga femijeria e tij eshte nje gje, te cilen e kemi diskutuar dhe me pare. Ju njehere e keni pershkruar veten si nje anglez te zakonshem, qe habiteni qe gomaret jane per ju, ashtu si futbolli dhe makinat mund te jene per ata. Une dua t'ju kujtoj per ato qe kemi folur ne lidhje me detin dhe lundertaret e katundit ku keni lindur ju afer Smirnes?
"E dini gjene e cuditshme rreth imagjinates. Ështe ajo e nje marreveshjeje te madhe te nenvetedijes se poetit qe ndonjehere shfaqet ne poezi dhe askush nuk e di sesi duket kjo. Por kjo eshte rrenjosur, jam i bindur per kete, ne jeten e pavetedijshme te poetit, shpesh atje ne femijerine e tij dhe kjo eshte ajo pse mendoj qe eshte vendimtare per nje poet: femijeria qe ai ka jetuar. Mendoj se ka dy gjera te ndryshme qe funksionojne: kujtesa e vetedijshme dhe ajo e pavetedijshme. Mendoj se rruga e poezise eshte qe terhiqet me shume nga pavetedija. Nuk eshte menyra, le te themi, sesi ti i shkruan kujtimet e tua apo menyra sesi ti do kujtosh te kaluaren tende, apo jeten tende te hershme. Une jam ne gjendje tashme te kujtoj shume gjera qe me kane impresionuar nga femijeria ime. Per shembull, kur isha femije, zbulova diku ne nje cep te nje shtepize perdhese, qe ishte ne kopshtin e gjyshes nga nena-ne nje vend qe e perdornim per te kaluar pushimet tona-nje kompas, qe perdorej ne anije, e cila mesova me pas se i takonte gjyshit. Dhe ky instrument i cuditshem-une e shkaterrova ate ne fund te provimeve dhe pastaj e kam riprovuar, e kam prishur dhe e kam rregulluar ate duke e prishur serish-arriti qe te behej dicka mitike per mua. Apo serish, kur u afrua vjeshta dhe atje mund te kishte disi shume ere dhe barkes se peshkimit i duhej te lundronte permes nje moti te ashper, ne do te ishim gjithmone te lumtur, kur ato do te vinin qe te ankoroheshin dhe nena ime do t'i thoshte dikujt prej peshkatareve, qe gatitej te ikte: "Ah, bravo erdhe bash ne kete kohe te keqe"; dhe ai do t'i pergjigjej: "Zonje, ju e dini se ne lundrojme gjithmone me Karontin, qe na ndih perkrah" . Atehere vinte drejt meje. Ndoshta, kur une kam shkruar per Uliksin ne nje poeme te hershme; e keni komentuar ate (i drejtohet intervistuesit); ndoshta kam pasur ne mend pikerisht nje lundertar te tille. Ata "bash lundertare te vertete qe i kam pare nga femijeria ime" dhe qe do te recitoheshin tek Erotokritos. Ne ndonje rast, mendoj se eshte gjithmone pak e rrezikshme qe t'i besh imazhet e pavetedijshme ne te vetedijshme, per t'i sjelle ato drejt shfaqjes, sepse ju e dini: ato teren menjehere ne drite".
A keni ndjere ndonje ngarkese qe keni shkruar kaq shume vite per nje publik te vogel-nje publik kaq te vogel ne vitet e para te karrieres suaj, saqe pastaj ju duhej te botonit vepren me shpenzimet tuaja dhe te shperndanit dicka jo me shume se 300 kopje per cdo vellim? Kjo eshte nje situate disi krejt jo familjare per nje poet amerikan qe eshte i konsoliduar.
"Do t'ju jap nje shembull. Kur botova vellimin e pare, "Pika e Kthimit", e kam nxjerre ate vetem ne 150 kopje. Kjo flitej ne vitin 1931. Dhe me duhet t'ju kujtoj se ne vitin 1939 kishte ende kopje te pashitura nder kopjet best-seller, te cilat mua mu desh t'i terhiqja nga qarkullimi ne menyre qe te kisha mundesi te sillja nje botim tjeter ne nje liber, te cilin e kam botuar tani me 1940. Por me duhet te them se shpejt pas ketyre gjerave, filloi qe te ndryshonte pak. Kur ika per ne Egjipt, pas shkaterrimit te Greqise ne luften kunder Gjermanise, lashe pas tre botime-Log, Libri i Mythistorema dhe Libri i Ushtrimeve, prane vellimeve me te hershme "Cisterna" dhe "Pika e Kthimit"- duke i lene ato nder vendet e reja, por pa pasur mundesi per te shitur edhe nje kopje te vetmen perpara se te lundroja per ne Krete dhe Kajro me qeverine greke te Eksilit, sic e dini dhe ju. Por gjate mungeses sime e gjitha eshte shitur. Kur erdha pas, nuk kishte mbetur me as edhe nje kopje. Pushtimi i huaj-pushtimi armik-i kishte dhene Greqise publikun dhe mundesine qe te perqendrohej dhe te lexonte. Dhe une, llogarita se kur do te kthehesha ne fund te pushtimit do te isha shume me teper i njohur ne Greqi sesa kohe me pare".
Ështe nje dukuri shume e cuditshme, ngjallja e interesimit ne poezi gjate periudhes se pushtimit te Greqise. Une e kam degjuar kete edhe nga poetet e tjere: Gatsos dhe Elitis, per shembull. Poezia eshte bere nje aktivitet qe ka sjelle bashke intelektualet athinas per leximin dhe diskutimin, keshtu ne nje menyre qe eshte bere, periudha me e pasur per poezine ne kete shekull, pas periudhes se viteve '30.
"Elitis ka botuar librin e tij gjate pushtimit dhe Gatsos te tijin: Dua te them se Amorgos-it e famshem erdhen pikerisht gjate pushimit!"
Cfare ndodhi pas pushtimit? Pse ka pasur heshtje per kaq shume kohe mes poeteve kryesore?
"Nuk ishte heshtje. Kohet kane ndryshuar, kurse horizonti eshte hapur dhe cdokush perpiqej qe te shikonte me shume jeten jashte vendit; ata jane perpjekur te gjenin modele te reja te shprehjes".
Habitem sesi ju nuk ndjeni asgje te re dhe interesante permes leximit perpara nje publiku kaq te gjere ne kete vend. Vezhgimi i miqve te mi, qe nuk kane njohuri kushedi se cfare per Greqine eshte se ata jane pushtuar nga leximi i teksteve prej jush ne greqisht, nje sens krejt ndryshe i ritmit poetik, nga i cili ata kane dale duke me lexuar mua ne anglisht...
"Kjo eshte shume e rendesishme. Por, mund t'ju them dicka me shume, rreth kesaj eksperience te leximit ne Amerike. Diten tjeter, nje poet tjeter ka reaguar duke me derguar mua nje poezi, qe kishte lidhje me leximin tim. Kjo ishte si nje lloj i ri pergjigjeje. Por ende, gjeja me e rendesishme eshte qe te shikosh reagimet dhe jo menyren sesi t'i duartrokasin poezite".
Pasi keni lexuar ne Rutgers, kete vjeshte, dikush nga publiku ju pyeti se cfare mendonit per perkthimet ne anglisht te poezise suaj, ndersa ju shkuat duke bere gjeste nderimi ne drejtim te perkthyesve tuaj ne anglisht dhe shtuat: natyrisht qe perkthimi me i mire i poezise sime eshte ne gjuhen kineze, nje gjuhe qe une nuk e kuptoj as edhe nje grime".
"Nuk eshte e veshtire qe te zhvillohet mbi te sepse, ti e di, une e ndiej ate ne gjuhet qe di, ndoshta sepse i di ato aq mire (jo anglisht, por ne frengjisht, per shembull te cilen e njoh mire ne te vertete) dhe qe ka shume mundesi te tjera ne perkthim. Por perkthimi-e kam ndryshuar pak fare ceshtjen-eshte gjithmone interesant sepse do te thote qe behet per te kuptuar gjuhen tuaj. Tashme natyrisht gjuha angleze eshte nje gjuhe shume me e stabilizuar se jona; kurse ne na duhet t'i krijojme tonat; keshtu qe duhet te flasesh per te gjithe kohen qe ne jemi duke shkruar".
Pound (Ezra) ka thene se perkthimi- per nje shkrimtar, do te thote qe te mprehe nga pak njohurine per gjuhen e tij dhe ai i keshillon poetet e rinj te perkthejne kurdo qe te munden..
"Duke ju siguruar se nuk mund ta kaloni kurre ate, mendoj se eshte gjithmone e perdorshme kjo ide".
Ju jeni nje poet qe shkruani ne nje gjuhe, te cilen pak njerez e dine jashte Greqise. Habitem nese ju ndjeni fyerje prej faktit se jeni te njohur ne boten e poezise jashte vendit tuaj gjeresisht thjesht vetem nepermjet perkthimit.
"Ne fakt, ka edhe kompensime ketu. Per shembull, gati nje vit te shkuar mora nje leter nga Amerika, qe me bente te ditur se: "Mire, por kam mesuar shume ne greqishten moderne, thjesht me qellimin e vetem per te lexuar Seferis". Ky eshte nje kompliment i madh, mendoj. Ështe shume me teper personal sesa ceshtja e nje njeriu, qe e meson gjuhen e huaj ne shkolle, apo jo? Por kam degjuar njerez te tjere, qe te thone: "Ne e kemi mesuar greqishten tone nga poezite tuaja". Nje shperblim i madh. Dhe, atehere mund te shtoj ndoshta, se, kjo situate, qe nuk ka ndonje publik te madh, eshte vleresimi me i larte ne kete toke. Konsideroj se edhe nese do te ishin te pakten tre njerez, qe do te me lexonin, e them sinqerisht: te me lexonin mua, do te ishte mjaft. Kjo me sjell ndermend nje bashkebisedim qe kam pasur njehere e nje kohe, ne te vetmin shkembim qe kemi pasur ndonjehere me Henri Michaux. Ka ndodhur njehere e nje kohe, kur ai pati nje ndalese te shkurter ne Athine, ndersa vinte nga Egjipti, me kujtohet. Ai erdhi ne bregdet, ndersa anija ishte ankoruar ne Pire, vetem qe te kishte nje mundesi qe te shikonte prej andej Akropolin. Dhe, me tha me kete rast: "E di, i dashuri im, nje njeri qe ka vetem nje lexues nuk eshte shkrimtar. Nje njeri, qe ka dy lexues, serish nuk eshte shkrimtar. Por, nje njeri qe ka tre lexues-dhe ai me shqiptoi 'tre lexues' sikur po thoshte tre milion-ky njeri eshte me te vertete nje shkrimtar".
Keni thene pak kohe me pare se ka nje problem ne Greqi per te konsoliduar gjuhen. Kjo eshte nje gje qe shume amerikane nuk e kuptojne dot. Ne e kemi nje gjuhe. Por problemi yne eshte gjithmone qe ta shtrijme gjuhen qe e kemi keshtu dhe qe diku duhet te rrefeje nje vitalitet te ri. Kur ju flisni per konsolidimin apo krijimin e nje gjuhe, ju doni te nenkuptoni dicka krejt ndryshe.
"Ne kemi pasur fatkeqesine e intervenimit akademik. Vereni ketu: Dua te them te dy nga e majta dhe nga e djathta. Ne fillim kemi pasur nderhyrjen e profesoreve qe donin te transformonin gjuhen tone te gjalle ne nje gje abstrakte, me qellimin te arrinin disa lloje te "idese" se nje gjuhe te paster. Nga ana tjeter: ne kemi luftuar per demotiki-n, ashtu si e therrasim ne gjuhen e folur te popullit. Por kjo tradite-tradita profesoriale-ishte kaq e forte saqe ishte nje lloj i luftes se mendjes akademike kunder dy gjuheve: asaj te paster dhe asaj te perditshme. Rruga me e mire per te progresuar eshte duke harruar te gjithe nderhyrjen akademike. Per shembull, une jua admiroj shume Renesansen Kretane. Ne kete periudhe ju keni gjetur nje poeme te tere-gati dhjete mije rreshta, nje poeme e jashtezakonshme-qe nuk kishte terheqje ne pergjithesi, por asnje perpjekje ne fund; funksionet gjuhesore ishin krejt te natyrshme, pa edhe me te voglen tendence te keqe per te qene te lexuara".
Ështe interesante qe ju merrni nje poeme te lehte per model sepse per shembull, une e kujtoj kete, por tashme ne nje kontekst tjeter, kur ju e keni pershkruar stilin si nje veshtiresi qe dikush e has ne shprehjen e vetes.
"Une e kam thene kete ne leksionet mbi Makrijanis, sic e dini, qe nuk mesoi kurre sesi te shkruante apo lexonte, derisa u be tridhjete e pese vjec. Kur ju i shikoni doreshkrimet e tij, ato jane si muri-nje mur i ndertuar nga jashte me gure, njeri i vendosur mbi tjetrin. Ështe shume e cuditshme. Per shembull, ai nuk i perdorte aspak shenjat e pikesimit. As edhe paragrafet. Asgje. E gjitha shkonte pak a shume si kjo. Por ju do shikoni me kujdes se cdo fjale eshte e shtuar mbi nje tjeter fjale, saqe kur ndjeni dicka ngjan me nje gur qe eshte shtuar mbi nje gur tjeter. Dua te them se, ne cdo rast kur ndjeni dicka, perballeni me veshtiresine e te shprehurit. Dhe kjo, pas te gjithave, eshte ajo qe formon stilin tuaj te vertete".
Cfare veshtiresish keni hasur ne konsolidimin e stilit tuaj?
"Kjo eshte nje histori tjeter. Ne te rite e mi, kam punuar shume mbi gjuhen greke. Fjalore, tekste te vjetra, tekste mesjetare dhe gjera te ketij lloji. Por veshtiresia s'ishte vetem ne studimin e tyre; veshtiresia ishte sesi t'i harroja ato dhe te isha i natyrshem. Kisha bekimin, ndoshta, i te qenit i natyrshem, nuk e di. Kjo eshte mbase per te thene per te tjeret...".
Une e di se ju gjithmone e konsideroni kete: si terheqjen e pare te biznesit te njeriut qe merret me poezi, perpjekja per ekonomizimin e stilit. Kjo duket qe eshte ne kontrast me menyren dominante te paraardhesve tuaj-te pakten menyren sesi punonte Palamas dhe Sikelianos?
"Kjo natyrisht eshte nje karakteristike lokale. E kam ndjere kete ne perpjekjet e mia te hershme, qe ne Greqi ishin shume retorike dhe kam reaguar kunder. Kjo ishte ajo qe quhet ndjeshmeria ime. Dhe kam reaguar kunder saj ne disa menyra. Per shembull duke perdorur fjalet, te mbiemrave-vecanerisht mbiemrave te perbere, te cilen une e shmang. Qe te shmangesh gjerat e verteta, une e kam menduar me veten, ju e dini. Interesi im eshte qe te shprehet dhe nuk eshte shume ne ngjyresat e gjuhes, qe greqishtja i ka me bollek, por ne precesionin e saj mbi te gjitha; dhe me qellimin per te qene te sakte dhe ju duhet qe ta ndani ate me perdorimin e materialit tuaj. E dini se Valery thoshte se: lirizmi eshte mbi te gjitha zhvillimi i nje thirrjeje nga nje "Ah" e thjeshte. Per mua, "Ah" eshte krejt e mjaftueshme. Nuk jam perpjekur kurre te shtjelloj ate ne shprehje".
Me ler te ndjek ne ceshtjen e stilit si ne nje proces, qe ka te beje me perdorimin gjeresisht te gjuhes. A jeni dakord qe ne punen tuaj ka nje zhvillim, nje ekonomizim te metejshem dua te them, ne mes te "Pikes se Ktheses" dhe cdo gjeje tjeter qe eshte botuar me pas?
"Natyrisht. Nuk eshte me shume nje zhvillim stilistik sesa nje lloj evolucioni. Cdo gje ndryshon. Dua te them, dikush i duhet qe te ndryshoje-dikujt i duhet qe te shikoje gjera te tjera. Dikujt i duhet qe te preke aspekte te tjera dhe te munde t'i shprehe keto. Sigurisht qe ka nje evolucion, por nuk shikoj ate qe ky eshte thjesht nje "zhvillim" ne thonjeza. Nese kam akoma vite qe me presin, do mundohem te shkruaj ne nje menyre tjeter madje edhe ne nje stil tjeter. Une mund te perdor linjat e drejta apo vjershat me rime, ndoshta. Ne poezi, nga koha ne kohe, e ndryshon bazen e gjerave, me qellimin qe te keni nje shprehje me te fresket. Gjeja kryesore qe ju kerkoni prej poezise eshte qe te shmangni shprehjet e cjerra. Ky eshte edhe problemi me i madh".
Cfare mendoni per problemin e zhvillimit te stilit ne proze? Ju jeni nga te paktet poete ne Greqi qe ka pasur gati nje impakt ne gjuhen kritike te prozes, ashtu si keni pasur dhe ne ate te poezise. Qe te zhvillosh ende nje stil proze te kujdesshem duhet te jesh i vecuar nga lufta juaj, madje qe nga fillimi i tij.
"Po, por ju e dini se lufta ime eshte gjithmone per saktesine. Kjo eshte ne baze te kesaj lufte. Dhe, natyrisht ne proze, ajo shfaqet shume me teper e qarte-dua te them ne problemin e ekonomizimit te saj".
Ky regjistrues duket se e ka ndalur tash regjistrimin. Me thuaj dicka dhe te shikojme nderkohe nese punon tamam?
"Wallace Stevens punon ne nje kompani Sigurimesh".
Le te shpresojme se do te vazhdoje te punoje edhe pak. Nje nga verejtjet e tua, e cila me ka interesuar, ka te beje me pyetjen e lidhjes mes te poezise dhe sherbimeve publike. Mendoj se ju keni thene qe gjeja me e rendesishme ishte per nje poet jo te kishte pune sesa te ishte direkt i lidhur me faktin e te qenit nje poet...
"Une s'kam thene gje te " rendesishme". Ne te vertete, nuk e di, sepse nuk mund te flas per njerezit e tjere; por per mua te pakten, supozoj se eshte nje ndihme qe te mos jesh ne pune ku nuk kam se cfare te shkruaj, ashtu si shkruaj ne shenimet e mia apo ne librat e poezise. Per shembull: Une s'jam ndonje profesor apo nje mesues apo te pakten dhe nje gazetar. Preferoj te jem dhe te kem nje okupim krejt tjeter...".
Marre me shkurtime...
Perktheu nga anglishtja Ben Andoni