Kalendari i "Koha Jone"
Dom Ndre Mjeda
Dom Ndre Mjeda lindi me 20 nentor 1866 ne Shkoder ne nje familje te varfer dhe mbaroi jeten tokesore ne Shkoder me 1 gusht 1937..Ai mbante pas vete nje veprimtari te palodhur fetare, kulturore e atdhetare. Ishte ne Kongresin e Manastirit, ishte nismetar per formimin e Komisise letrare, themeloi shoqerine kulturore "Agimi", punoi shume per gjuhen shqipe, shkroi poezite e permbledhura ne "Juvenilja", ndermjet te cilave shkelqejne poemthat "Andrra e jetes", "Vaji i bylbylit", "Liria", "Lisus", "Skodra"...Mori pjese ne nje kongres gjuhesor lidhur me ceshtje te shqipes ne Hamburg. Shkroi per mirditoret nje memorandum, drejtuar perfaqesuesve te Fuqive te Medha ne Shkoder, ku ankoheshin kunder qeverise osmane. Poeti ngriti zerin me rastin e mbylljes se shkolles se mesme shqipe ne Korce nepermjet nje vjershe, qe eshte nje kushtrim i hapur etj. Me 1902 gati e internuan, ndersa ne vitet 1920-1924 Mjeda u zgjodh deputet i Opozites, i krahut demokratik. Pas ardhjes se Zogut ne fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike. Ai vazhdoi te ishte famulltar i thjeshte ne fshatin e vogel Kukel, gjersa ne vitet e fundit te jetes se tij kleri e mori si mesues te shqipes ne gjimnazin e vet te Shkodres. Pak muaj para vdekjes, botoi si testament poetik te rralle per bukuri e force, poemthin "Liria".
Andrra e Jetes (Trina)
Molla t'kputuna nji deget,
dy qershia lidhe n'nji rrfane,
ku fillojne kufijt' e Geget,
rrijne dy cika me nji nane.
Kreske e bre perzie me lisa
rriten rrotull, me cetine,
plepa t'but' e qiparisa
mbelojne e veshin at' ledine.
S'ushton mali prej baktie,
s'fryn murrlani me duhi;
paq i kthellte prej perendie,
paq prej njerit e qeti.
Gurra e lugut vec ushtonte
si lahute me kange kreshnike;
e nder peme bylbyli kendonte
valle dasmet e fisnike.
Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
ushto, gurre trimneshe, n'shkambije;
bulk i nates kungalle, qi talle
neper gemba e per lamie,
kendoni, kendoni. Vec prej stanit
t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
tue blegrue nji kij mbas zanit
t'deles nane keni me ndi.
Vec prej plehut gjel-kokoti
me njat za qe s'nd'rron kurr-here,
ka me gjegje se a tue nderrue moti
se a tue cue nji tjeter ere.