E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo në Prishtinë për nder të pavarësisë së Kosovës

Dinamo do të luajë më 19 shkurt në Prishtinë kundër përzgjedhjes së Superligës së Kosovës. Dy vjet më parë, ardhjen e tyre e kishte parandaluar presioni serb ndaj qeverisë kroate. Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 00:34

Për të shënuar përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës, Dinamo e Zagrebit më 19 shkurt do të zbarkojë në Prishtinë, ku do të luajë një ndeshje miqësore me përzgjedhjen e Superligës së Kosovës.

Dinamo do të jetë e para ekspeditë sportive kroate që vjen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 17 Shkurt 2008.

Federata e Futbollit të Kosovës do të përkujdeset për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të Dinamos dhe akomodimin në Prishtinë.

Dinamo është dashur të luajë në Prishtinë edhe dy vjet më parë, për nder të Pavarësisë së Kosovës, por më pas qeveria kroate, në mes të përgatitjeve për organizimin e ndeshjes, sugjeroi që ndeshja të anulohet për shkak të presionit të Serbisë.

“Ne jemi të lumtur që Dinamo ka vendosur të vijë. Bëhet fjalë për një klub shumë të njohur në Kosovë, që ka një numër të madh të tifozëve dhe nuk ka dyshim se stadiumi i Prishtinës, kapaciteti i të cilit është 17 mijë spektatorë, do të jetë i mbushur plotë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu për Vecernji.

Zhvillimi i ndeshjes është konfirmuar edhe nga klubi kroat.

“Lojtarët nga Kosova në 30 vjetët e fundit ka shënuar disa prej titujve tonë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjeneratat e ndryshme,nga Dinamo e Shalës dhe Koznikut deri te Ademi e Beqiraj“, thotë Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Dinamo, Tomislav Marcinko.

Marcinko tha se nuk janë konsultuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë në lidhje me paraqitjen e tyre në Prishtinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›