Lëvizjet e fundit

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit ka sjellë edhe disa transferime të futbollistëve shqiptarë, që aktivizohen nëpër liga të ndryshme evropiane.
Erton Fejzullahu nga klubi holandez NEC Nijmegen është huazuar te skuadra daneze FC Randers. Ndërsa Bajram Fetai ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me klubin danez Lyngby.
Chievo ka angazhuar Roland Shehun derisa gjiganti rumun Dinamo Bukuresht ka siguruar shërbimet e reprezentuesit të Shqipërisë, Elis Bakaj.
Afati kalimtar i dimrit ka qenë me bereqet për disa futbollistë shqiptarë. Gjatë muajit janar, rreth 40 futbollistë shqiptarë kanë ndërruar skuadrat, derisa lëvizjen më të madhe e ka bërë Valon Behrami, i cili nga ekipi anglez West Ham është transferuar te klubi italian Fiorentina për 4.5 milionë euro.
Fetai në Lyngby
Bajram Fetai në momentet e fundit ka ndërruar destinacion. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me ekipin danez Lyngby, pasi skuadra gjermane Fortuna Dusseldorf ka hequr dorë nga 25 vjeçari.
“Kalimi im te Fortuna Dusseldorf nuk u realizua. Kështu vendosa që për gjashtë muaj të nënshkruaj me Lyngby. Këtu e njoh trajnerin dhe kam mundësi të mirë që të luaj titullar”, ka thënë Fetai për Express.
Reprezentuesi i Maqedonisë, i cili sezonin e fundit luajti për klubin danez Nordsjælland, synon që te skuadra e re të tregojë paraqitje të mira dhe në afatin kalimtar të verës ta realizojë ëndrrën për të luajtur jashtë Danimarkës.
Fejzullahu huazohet në Randers
Erton Fejzullahu është huazuar për gashtë muaj nga skuadra holandeze NEC Nijmegen te klubi danez FC Randers. Sulmuesin kosovar është shumë i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë.
“Jam shumë i gëzuar për këtë dhe besoj se te Randers do më shkojë mirë. Kam nevojë të luaj dhe të zhvillohem si futbollist. Po ashtu liga daneze është e fortë”, ka thënë Fejzullahu për Express.
Në verën e vitit 2009, kosovari me pasaportë suedeze nga klubi suedez Mjallby u transferuar te skuadra holandeze NEC Nijmegen, me të cilin nënshkroi kontratë deri në verë të vitit 2013.
Anëtari i përfaqësueses U-21 të Suedisë në sezonin kaluar te NEC ka zhvilluar 29 ndeshje, derisa ka arritur të shënojë tri gola. Këtë sezon 22 vjeçari ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje, kryesisht si zëvendësues pas kishte problem me lëndimet.
Chievo transferon Shehun
Skuadra e Chievos ka siguruar shërbimet e talentit shqiptar Roland Shehu, i cili ishte pjesë e skuadrës së të rinjve (Primavera) të Modenas. Skuadra nga Serie A ka blerë gjysmën e kartonit të anëtari të përfaqësueses U19 të Shqipërisë, derisa në fund të sezonit do të ketë mundësi ta blejë komplet kartonin.
Bakaj në Dinamo Bukuresht
Elis Bakaj ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te gjiganti rumun, Dinamo Bukuresht. Mesfushori ofanziv i cili luan edhe rolin e sulmuesit pritet të përfitojë 150 mijë euro në sezon. Ndërsa Dinamo, nga Tirana, thuhet se ka marr 200 mijë euro nga shitja e reprezentuesit të Shqipërisë plus 15 për qind të vlerës, nëse Dinamo e Bukureshtit e shet 23 vjeçarin në një ekip tjetër.
Novara blen gjysmën e Ujkanit
Novara edhe zyrtarisht ka blerë gjysmën e kartonit të Samir Ujkanit nga skuadra e Serie A, Palermo. Përveç portierit kosovar, klubi nga Serie B ka blerë edhe gjysmën e kartonit të mbrojtësit zviceran Michel Morganella. Të dy këta janë përfshirë në marrëveshjen për shitjen e sulmuesit të Novaral Pablo Gonzalez në Palermo.
Portreti i Kombëtares shqiptare, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij në Serie B, në verë të vitit 2009 ishte huazuar nga Palermo te Novara, e cila po synon të hyjë në Serie A.
Transferet e afatit kalimtar të verës:
Nga Në
Valon Behrami West Ham Fiorentina
Astrit AjdareviçOrebro Norrkoping
Gezim Istrefi Carlstad United Gais
Kastriot Kastrati Klub 04 Helsinki
Flamur Kastarti Twente Osnabruck
Alban Draguusha Skenderbeu Kalmar
Liridon Leci Kastrioti Kalmar
Fidan Seferi Espo Mypa
Ylli Ssallahi KapfembergBayern Munchen U19
Bashkim Sukaj YverdonLausanne
Mërgim Mavraj Bochum Greuther Furth
Isli Hidi Dinamo Olympiacos
Shkëlzen Gashi Xamax Aarau
Nderim Nexhipi Lierse Karabakh
Florent Aziri Trepça Domzale
Besnik Rustemaj Blackburn U19Kalamr
Mensur Limani Trepça Azal Baku
Ymer Xhafer Jaro Renova
Arian Beqaj OlympiacosErmis
Bekim Bala Gencerbirligi Tirana
Beg Ferati BaselFreiburg
Flamur Hahiraj SchaffhausenWohlen
Demerali Saliu KriensLuzern U21
Bashkim SukajYverdon Lausanne
Vullnet Basha Lausanne Grasshopper
Emir Lenjani Grasshopper Winterthur
Berat Sadik Lahti Helsinki
Jahmir Hyka Panionios Tirana
Bajram Fetai Nordsjælland Lyngby
Erton Fejzullahu NEC FC Randers
Ledian Memushaj Chievo Portogruaro
Ronald Shehu Modena Chievo
Elis Bakaj Dinamo Tirane Dinamo Bukuresht
Florent Sejdiu Trepça PK 35
Valon Bajrami KEK PK 35
Fitim Kasapi Besa Mornar
Dardan Rugova Vëllaznimi Teuta Durrës
Granit CanaKEK-uTeuta Durrës
Liridon Ahmeti Trepça Shkumbini