FlamurPari
Sikurse në shumë vende tjera evropiane, edhe në Kosovë të hënën ka përfunduar afati kalimtar i janarit për transferimin e futbollistëve.
Klubet e Superligës kanë bërë gjithsej 52 kërkesa në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i regjistruar lojtarët, me të cilët janë përforcuar gjatë këtij dimri.
Ky numër i futbollistëve, me të cilët janë përforcuar skuadrat, mund të cilësohet si i kënaqshëm, kur dihet se, përveç që ishte afat dimëror, klubet kosovare po përjetojnë krizë të madhe financiare.
Flamurtari ishte skuadra më aktive në këtë afat kalimtar krahasuar me ekipet e tjera të elitës. Drejtuesit e klubit kuq e zi kanë bërë kërkesë në FFK për t’i regjistruar njëmbëdhjetë futbollistë, me të cilët janë përforcuar gjatë këtij afati kalimtar.
Pas Flamurtarit, Liria është skuadra tjetër e cila e ka shfrytëzuar mirë këtë pushim dimëror. Ekipi prizrenas ka bërë kërkesë në FFK për regjistrimin e shtatë përforcimeve. Ndërkohë, Ballkani i Suharekës i ka siguruar shërbimet e gjashtë lojtarëve.
Kurse Trepça, Vëllaznimi dhe Trepça ’89 kanë bërë kërkesë në shtëpinë e futbollit kosovar për t’i regjistruar nga pesë futbollistë, me të cilët janë përforcuar gjatë muajit janar.
Me nga një lojtar më pak janë përforcuar KEK-u dhe Hysi, derisa Drenica i ka siguruar shërbimet e tre futbollistëve. Kampioni vjeshtor, Prishtina dhe Besa e Pejës janë ekipet të cilat janë përforcuar më së paku gjatë këtij dimri. Të dyja këto skuadra e kanë angazhuar vetëm nga një futbollist.
Se Ferizaj është në krizë jashtëzakonisht të madhe financiare dhe më i rrezikuari për t’u larguar nga elita e futbollit kosovar, e vërteton fakti se është edhe ekipi i vetëm që nuk është përforcuar me asnjë futbollist gjatë këtij dimri.
Transferet e Superligës së Kosovës
Elhami Berisha nga Hysi në Flamurtar
Virtyt Hashani nga Vëllaznimi në Flamurtar
Krenar Kosumi nga KEK-u në Flamurtar
Bashkim Ahmeti nga Hysi në Flamurtar
Blerim Emini nga Besiana në Flamurtar
Meriton Mehmeti nga Besiana në Flamurtar
Seid Rrahmani nga Besiana në Flamurtar
Driton Dedinca nga KEK-u në Flamurtar
Drilon Dragusha nga Hysi në Flamurtar
Armend Kastrati nga Drita në Flamurtar
Diamant Pllana nga Trepça në Flamurtar
Flamur Kukaj nga Ballkani te Liria
Faton Palushi nga Studençani te Liria
Elbasan Gashi nga Studençani te Liria
Fisnik Ramadani nga Ballkani teLiria
Ermal Berisha nga Dinamo te Liria
Vigan Rexhaj nga Dinamo te Liria
Drilon Hodaj nga Dinamo te Liria
Afrim Mziu nga Trepça në Ballkan
Arlind Zylfallari nga Liria në Ballkan
Arlind Sulollari nga Bylis në Ballkan
Arianit Kuqi nga Studençani në Ballkan
Liridon Kabashi nga Liria në Ballkan
Kushtrim Gashi nga Liria në Ballkan
Faton Cecelia nga Drita në Trepçë ‘89
Shpëtim Fetahu nga Trepça në Trepçë ‘89
Besim Hyseni nga Kosova V në Trepçë ‘89
Seid Onbashi nga Trepça në Trepçë ‘89
Emin Baliqi nga Trepça në Trepçë ‘89
Robert Gjeraj nga Ballkani në Vëllaznim
Denis Isaja nga Ballkani në Vëllaznimi
Valon Bytyqi nga Liria në Vëllaznim
Bujar Thaçi nga Ballkani në Vëllaznim
Desaret Dervishi nga Trepça në Vëllaznim
Alban Mavriqi nga 2 Korriku në Trepçë
Ferid Imeri nga Hajvalia 1947 në Trepçë
Leart Emini nga Prishtina në Trepçë
Lavdim Hyseni nga Ballkani në Trepçë
Naim Hyseni nga Kosova V në Trepçë
Florim Sokoli nga Trepça ’89 në KEK
Kujtim Kutllovci nga Besiana nëKEK
Pajtim Hoti nga Ballkani në KEK
Arsim Plepolli nga Trepça në KEK
Petrit Osmani nga Flamurtari në Hysi
Benjamin Emini nga Besiana në Hysi
Benis Krasniqi nga Islandë në Hysi
Burim Sadiku nga Trepça në Hysi
Shpëtim Babaj nga Tirana në Drenicë
Zeqir Hasi nga Feronikeli në Drenicë
Taulant Dajaku nga Prishtina në Drenicë
Lapidar Lladrovci nga Drenica në Prishtinë
Dukagjin Gashin nga Drenica në Besë