E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për titull nuk ka përfunduar

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 23:03

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka mohuar sugjerimet se gara për titull në La Liga është përcaktuar pas humbjes së Real Madridit nga Osasuna të dielën.

Gjiganti madrilen u mposht 1-0 dhe mbeti shtatë pikë prapa Barcelonës në garë për titull.

Por, portieri spanjoll Valdes ka thënë se ekipi i Pep Guardiolas duhet të mbetet i kujdesshëm dhe sipas tij Los Blancos ende janë kërcënim serioz për titull në La Liga.

“Problemet e Real Madridit nuk kanë të bëjnë asgjë me Barcelonën. Ne luajmë lojën tonë, ndërsa ata të veten. Në rastin tonë ne gjithmonë duam ti qëndrojmë besnik sistemit tonë. Mirëpo, liga nuk ka përfunduar sepse çdo ekip në Spanjë është i mirë dhe Osasuna e tregoi këtë kundër Real Madridit. Klubet në Spanjë luajnë futboll shumë të mirë dhe çdo skuadër mund të mposhtet”, tha Valdes për Radio Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›