Dinamo në Prishtinë për përvjetorin e Pavarësisë
Prishtinë - Dinamo do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me KF Prishtinën në përkujtim të një vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kampionët e Shqipërisë do të përballen në kryeqytetin kosovar me kampionët e Kosovës, KF Prishtinën.
Në përfundim të ndeshjes Prishtina-Dinamo do të dorëzohet edhe një trofe simbolik për skuadrën fituese. Në këtë ndeshje do të jenë edhe krerët më të lartë të federatve përkatëse të futbollit.
Praninë e Dinamos në ndeshjen miqësore në kryeqytetin e Kosovës e konfirmon edhe vetë klubi i Dinamos.
“Dinamo shpreh kënaqësinë e jashtëzakonshme për pjesëmarrjen në këtë takim, dhe përcjell urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës në përvjetorin e Pavarësisë”, thuhet në deklaratën e klubit të Dinamos.