Tirana, sulmi arma më e fortëTirana (11 fitore, 6 barazime, 3 humbje) ka sulmin më të mirë të kampionatit: 34 gola, 22 të shënuar në shtëpi (më i miri), 12 në transfertë (po aq sa Vllaznia).

Për herë të fundit Tirana kryesonte në javën e 12-të (23 pikë, Vllaznia e dyta me 22 pikë, në atë javë Tirana-Vllaznia 1-1). Tashmë, përfundimit të javës së 20-të, Tirana u ringjit prapë e para, 39 pikë, sërish një më shumë se Vllaznia (38 pikë).
Tirana (11 fitore, 6 barazime, 3 humbje) ka sulmin më të mirë të kampionatit: 34 gola, 22 të shënuar në shtëpi (më i miri), 12 në transfertë (po aq sa Vllaznia).
Dy sulmuesit e saj, Migen Memelli (28 vjeç, 17 ndeshje, 13 gola) e Daniel Xhafaj (31 vjeç, 16 ndeshje, 6 gola), që të dy së bashku kanë shënuar 19 nga 34 golat e bardhebluve.
Nga 20 ndeshjet e zhvilluara deri tani, vetëm në 5 prej tyre nuk ka shënuar gol (kundër Vllaznisë, Bylisit, Shkumbinit, Elbasanit në fazën e parë dhe Flamurtarit në fazën e dytë).
Tirana ka dhe numrin më të madh të golave të shënuar gjatë këtij sezoni një ndeshje të vetme: 6-2 kundër Bylisit (tripletë e Memellit), ndërsa ka fituar 4-2 kundër Dinamos (dopjetë e Memellit). 3-0 ka fituar kundër Flamurtarit (tripletë e Memellit) dhe 3-1 kundër Apolonisë (dopjetë e Xhafës, Lila).
E Marte, 17 Shkurt 2009