Afganistan, vriten 27 persona
Kabul Njëzetë e shtatë persona, nëntë prej të cilëve civilë dhe një ushtar i NATO-s, janë vrarë në aktet e dhunës të orëve të fundit në Afganistan, njoftuan mbrëmë burime ushtarake dhe zyrtare. Atentati më i përgjakshëm ishte ai kundër një automjeti në një rrugë që lidhte provincën Kandahar, një nga bastionet kryesore të talebanëve me atë Oruzgan, në jug të vendit. "Një bombë shpërtheu në çastin e kalimit të një automjeti që transportonte civilë dhe pesë prej tyre u vranë. Një person i gjashtë u plagos", i deklaroi AFP-së zëvendësguvernatori i provincës Oruzgan, Mohamad Gulab.
Viktimat ishin punonjës të ndërmarrjes së telefonisë celulare AWCC, shtoi një zyrtar lokal i Ministrisë së Shëndetësisë, Khan Agha Miahkhail. Në të njëjtat rrethana janë vrarë tre punëtorë të një ndërmarrjeje ndërtimi dhe tre të tjerë janë plagosur sot në mëngjes nga shpërthimi i një bombe në çastin e kalimit të automjetit të tyre, në distriktin Sarkano të provincës Kunar, pranë kufirit me Pakistanin, njoftoi Ministria e Brendshme në një komunikatë.
Një civil tjetër u vra të dielën në mbrëmje nga shpërthimi i një bombe në Kandahar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Një ushtar i Forcës ndërkombëtare të NATO-s të ndihmës për sigurinë, Isaf, vdiq sot nga plagët e marra nga shpërthimi i një mortaje ose i një rakete, në lindje të Afganistanit, njoftoi forca në një komunikatë, pa dhënë hollësi për kombësinë e viktimës. Shumica e ushtarëve të dislokuar në lindje të vendit janë amerikanë. Përveç këtyre, 10 talebanë janë vrarë gjatë natës së djeshme në një bombardim të forcave amerikane në veriperëndim të Afganistanit.
Dhjetë talebanët, mes të cilëve mollahu Dastagir, ndodheshin në një ndërtesë në provincën Badghis, në veriperëndim të vendit, pranë kufirit me Turkmenistanin, shtoi ushtria amerikane në një komunikatë. "Dastagir ishte përgjegjës për rritjen e dhunës së muajve të fundit në provincën Badghis. Në nëntor, ai kishte organizuar një sulm kundër një autokolone të ushtrisë afgane gjatë të cilit ishin vrarë 13 ushtarë", vazhdoi ajo. Shefi i policisë së provincës, Sayed Ahmad Sameh, i konfirmoi AFP-së goditjen ajrore dhe vdekjen e 10 talebanëve, dy prej të cilëve shefa, mollahu Dastagir dhe mollahu Baz Mohamad.
Shtatë rebelë të tjerë janë vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë afgane, në provincën Helmand, qendra kryesore e prodhimit të opiumit në vend, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.