Benitez dëshiron ta rikthejë Voronin në Liverpool
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, raportohet se e dëshiron ta rikthejë sërish në radhët e veta sulmuesin ukrainas Andriy Voronin. The Times shkruan se Voronin, i cili aktualisht është i huazuar tek lideri i Bundesligës, Hertha Berlini, është në planet e trajnerit Benitez për sezonin e ardhshëm. Por sulmuesi raportohet se dëshiron të vazhdojë qëndrimin tek klubi gjerman edhe pas fundit të këtij sezoni. Po, ne kemi biseduar për të parën herë. Ishte një bisedë e mirë. Mendoj se jemi në rrugë pozitive ka, thënë sulmuesi.