Dinamo në krizë, Bylis i pathyer nga kryeqytetasetBylisi është ekipi me rezultatet më të mira ndaj ekipeve kryeqytetase: 0-0 me Tiranën në Ballsh (java 6), 1-1 me Partizanin në kryeqytet (java 7) dhe tani 1-0 me Dinamon në Ballsh, për jav

Krizë e deklaruar e Dinamos. Tashmë, kampionët në fuqi, nuk mund ta fshehin atë. Madje as dhe trajneri i saj, kroati Zlatk Daliç. 17-herë kampionët e Shqipërisë dështuan në transfertën kundër Bylisit – një ekip dikur i financuar nga presidenti aktual i Dinamos, Besnik Sulaj - jo vetëm me rezultat (1-0), por dhe me atë që paraqitën në “Adush Muça”.
Bylisi i Hysen Dedjes pas protestave për gjykim të njëanshëm arriti të marrë tri pikë të arta, falë një kryevepre të fantazistit vlontjat Roland Nënaj në minutën e 65-të, por Hodo, Kapaj e Bakiu, i kishin të gjitha mundësitë për të dyfishonin rezultatin ndaj një Dinamoje shumë të zbehtë e pa asnjë rast në drejtim të portës së maqedonasit Mirçelvoski.
Kjo ishte dhe fitorja e tretë në fazën e parë e ballshiotëve (e dyta për Dedjen si trajner), por ajo që vlen të theksohet se ndaj ekipeve kryeqytetase Bylisi është ekipi me rezultatet më të mira: 0-0 me Tiranën në Ballsh (java 6), 1-1 me Partizanin në kryeqytet (java 7) dhe tani 1-0 me Dinamon në Ballsh, për javën e 11-të.
Me humbjen ne Ballsh, Dinamo ruajti pozicionin e saj në tabelë (e katërta, 17 pikë), por tashmë më e shkëputur nga dy vendet e para të mbajtura nga Tirana e Vllaznia, respektivisht me 22 e 21 pikë.
E Shtune, 15 Nentor 2008