E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu masakron Sopotin Surpriza absolute e Kategorisë së Parë, Gramozi i Ersekës, triumfoi bindshëm në Kuçovë me Naftëtarin vendas, duke fituar 3-1

Skënderbeu shkarkoi gjithë inatin e grumbulluar në tre javët e fundit, duke fituar me një poker të pastër ndaj Sopotit në Librazhd (0-4) në javën e 10-të Kategorisë së Parë. Një fitore (7-ta në 10 javë kampionat dhe e treta jashtë shtëpisë), që e mban sërish skuadrën korçare në krye të renditjes, tashmë në kuotën e 23 pikëve.

Surpriza absolute e Kategorisë së Parë, Gramozi i Ersekës, triumfoi bindshëm në Kuçovë me Naftëtarin vendas, duke fituar 3-1. Gramozi, që renditet i dyti me dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues, regjistroi fitoren e parë jashtë shtëpisë në pesë ndeshje të zhvilluara.

Fitoren më të bujshme e realizoi Laçi i Edi Martinit, që fitoi 5-1 me Bilishtin e vendit të fundit, duke i shkaktuar skuadrës devollite humbjen e gjashtë në dhjetë takime.

Ada-Dajti i ka pasur të gjitha detajet për t’u vlerësuar si kryendeshja e javës së dhjetë. Shtatë gola, teksa takimi i zhvilluar në fushën asnjanëse përfundoi 4-3 për velipojakët.

Luftëtari fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me Skraparin, ndërsa Burreli e Kastrioti u ndanë në barazim 1-1.

Të dielën luhen takimet Bësëlidhja-Tërbuni (gjykon Disha) e Turbina-Pogradeci (Kastrati).
 
KATEGORIA E PARË
JAVA 10

E shtunë, 15.11.2008
Ada-Dajti             4-3
Naftëtari-Gramozi     1-3
Sopoti –Skenderbeu     0-4
Laçi-Bilisht Sport     5-1
Burreli-Kastrioti     1-1
Luftëtari-Skrapari     1-0

E diel, 16.11.2008
Besëlidhja-Tërbuni (S. Disha)
Turbina-Pogradeci (A.Kastrati)

E Shtune, 15 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›