E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqytetaset synojne rikthimin te fitorjaTe shtunen zhvillohen te gjitha ndeshjet e javës së 11-të të Kategorisë Superiore

Kategoria Superiore do të zhvillojë të shtunën ndryshe nga javët e tjera të gjitha ndeshjet e Javës së 11-të, kjo edhe për shkak të impenjimeve të Kombëtares me ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Azerbajxhanit, më 19 nëntor në Baku.

TIRANA-LUSHNJA
Tirana synon t’i japë fund serisë pa fitore përballë një Lushnje të dërmuar moralisht një javë më parë nga humbja 1-4 në shtëpi me Vllazninë. Kryesuesit e kampionatit ndodhen në një krizë rezultati, që reflektoi edhe në ndeshjen e humbur me Elbasanin (0-1) në javën e 10-të. Në rast të dështimit pozitat e trajnerit kroat Blazhe Slishkoviç do të jenë jo fort të sigurta.

VLLAZNIA-TEUTA
Vllaznia (ka vetëm një pikë më pak se Tirana) do të përpiqet në “Loro Boriçi” të ndalojë Teutën e Sulejman Starovës, një ekip që nuk njeh humbje prej pesë javësh në kampionat.

FLAMURTARI-SHKUMBINI
Shkumbini është përpara një prove të vështirë në Vlorë me Flamurtarin, që nga ana e tij barazoi gjashtë ditë më parë me Dinamon në kryeqytet. Trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj, është në debutimin e tij të parë në shtëpi dhe objektiv të vetëm ka fitoren.

PARTIZANI-ELBASANI
Partizani i vendit të fundit, pas sinjalit pozitiv të marrë nga Kavaja në barazimin 1-1 me Besën, shpreson të realizojë fitoren e parë sezonale në shtëpi, përballë një Elbasani ambicioz. Trajneri i Partizanit,  Shpëtim Duro, deri tani ka provuar humbjen me Shkumbinin dhe barazimin me Besën.

APOLONIA-BESA
Apolonia kërkon të bëjë autokritikë përballë Besës, teksa trajneri i saj serbo-boshnjak Esad Karishik pas humbjes me Shkumbinin një javë më parë synon edhe pikët e para me formacionin fierak.

BYLIS-DINAMO
Bylis protestoi ashpër për gjykimet e njëanshme ndaj tij. Në Ballsh formacionin e Hysen Dedjes ka si objektiv jo vetëm marrjen e tri pikëve, por edhe fitoren e tretë sezonale ndaj Dinamos së kroati Zlatko Daliç.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 11
E shtunë, 15.11.2008

Vllaznia-Teuta (E.Peza)
Tirana-Lushnja (S.Çekaj)
Partizani-Elbasani (A.Janku)
Apolonia-Besa (B. Pashaj)
Flamurtari-Shkumbini (K.Meta)
Bylis-Dinamo (A.Taullahu)

RENDITJA PAS JAVES 10

V      SKUADRAT    PIKË     F     B     H     GSH     GP
1     Tirana     19     5     1     1     11     5
2     Vllaznia     18     5     3     2     15     8
3     Shkumbini     18     5     3     2     15     9
4     Dinamo     17     4     5     1     12     6
5     Besa         16     4     5     2     8     6
6     Teuta     16     4     4     2     7     5
7     Elbasani     15     4     3     3     6     5
8     Flamurtari 12     3     2     4     7     9
9     Bylis     9     2     3     5     6     11
10     Apolonia     8     2     2     6     6     13
11     Lushnja     7     2     1     7     7     16
12     Partizani     6     1     3     6     4     11
             

KATEGORIA E PARË
JAVA 10

E shtunë, 15.11.2008
Ada-Dajti (A. Beqiri)
Naftëtari-Gramozi (R.Sadiku)
Sopoti –Skenderbeu (A. Rama)
Laçi-Bilisht Sport (M.Masha)
Burreli-Kastrioti (K.Hakrama)
Luftëtari-Kastrioti (E. Hoxha)

E diel, 16.11.2008
Besëlidhja-Tërbuni (S. Disha)
Turbina-Pogradeci (A.Kastrati)

RENDITJA PAS JAVES 9
V      SKUADRAT    PIKË     F     B     H     GSH     GP
1     Skënderbeu 20     6     2     1     17     11
2     Gramozi     18     5     3     1     15     8
3     Dajti     15     4     3     2     10     5
4     Laci         14     4     2     3     10     9
5     Luftëtari     14     4     2     3     14     14
6     Burreli     13     3     4     2     10     5
7     Turbina     13     4     1     4     11     9
8     Kastrioti     13     4     1     4     14     13
9     Sopoti     13     4     1     4     10     9
10     Terbuni     12     3     3     3     8     11
11     Besëlidhja 11     3     2     4     14     16
12     Pogradeci     10     3     1     5     11     14
13     Naftëtari     10     3     1     5     9     15
14     Ada         9     2     3     4     10     16
15     Skrapari     7     1     4     4     9     12
16     Pogradeci     6     1     3     5     7     12

E Premte, 14 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›