E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo në krizë, bie dhe në Peqin

Kriza e Dinamos nuk ka fund. Humbja 1-0 me Shkumbinin në Peqin ishte e pesta në 15 javë për kampionët në fuqi.

Golin e artë të ndeshjes e shënoi Ahmed Mujdragiç në minutën e 42-të pikërisht në goditjen e parë të këndit të bardhekaltërve. Goli i parë i boshnjakut.

Portieri Isli Hidi bën të vetmen gjë: të nxjerrë topin nga rrjeta e ta çojë atë në qendër.

Fitorja e parë e Përparim Daiut në stolin peqinas, e arritur në një ambient shumë festiv.

Revansh i Shkumbinit ndaj humbjes 1-0 në “Qemal Stafa” në fazën e parë.

Peqinasit kërkuan penallti në minutën e 7-të për një prekje me dorë në zonën e Dinamos, por gjyqtari Remzi Sadiku nuk ishte i këtij mendimi.

Minuta e 34-t: Bakaj ekzekutoi në goditje këndi për Dinamon, Vila gjuajti me kokë, por Kotorri bëri mrekullinë duke e devijuar topin jashtë.

Ish-portieri i Dinamos dhe kapiteni aktual i Shkumbinit ishte një ndër më të mirët në fushë.

Të njëjtën gjë bëri dhe kolegu i tij te Dinamo, Isli Hidi, i cili priti një goditje të bukur me kokë të Fejzo Shenajt.

Pjesa e dytë ishte ekulibruar. Me gjithë përpjekjet e Dinamos për të mos dalë e humbur nga Peqini, blutë pësuan humbjen e tretë në transfertë.

18 herë kampionët e Shqipërisë nuk fitojnë prej javës së se 9-të, kur triumfuan 1-2 në transfertën e Krujës me Kastriotin. Qysh atëherë: 4 humbje dhe 2 barazime: 8 gola të shënuar dhe 13 të pësuar.

Tashmë blutë e trajnerit argjentinas Luis Manuel Blanko renditen në vendin e pestë, por me shtatë më pak se Flamurtari i vendit të parë, me vlonjatët që i kanë mundur në të dyja ballafaqimet: 0-1 në Tiranë dhe 3-1 në Vlorë.

Shkumbini u ngjit në kuotën e 20 pikëve, aq sa Laçi i vendit të shtatë.

Pas ndeshjeve të javës së 15-të kryeson Flamurtari me 31 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 28, Vllaznia (27), Tirana (25), Dinamo (24), etj.

Elbasani mbyll tabelën e renditjes me 9 pikë.

Në javën e 16-të, që është dhe e fundit për këtë vit futbollistik, do të përballen këto çifte: Flamurtari-Teuta, Besa-Shkumbini, Dinamo-Vllaznia, Skënderbeu-Elbasani, Laçi-Tirana dhe Kastrioti-Besa.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15

17.12.2010
Tirana-Kastrioti 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’

18.12.2010
Teuta-Besa 1-2
Shënues: Dosti 26’/ Velija 81’, Cikalleshi (85’, p)

Bylis-Flamurtari 1-0
Shënues: Kepi 58’

19.12.2010
Vllaznia-Skënderbeu 2-1
Shënues: Nallbani 57’, Fagu (aut) 65’ / Soza 33’

Elbasani-Laçi
Shënues: Sadiku 24’, E.Dalipi 66’ / Marashi 4’, Buljan 41’, Hysa 42’

20.12.2010
Shkumbini-Dinamo
Shënues: Mujdragiç 42’

RENDITJA

V    Skuadra              N      D+-      P
1     Flamurtari            15     +12     31
2     Skënderbeu         15     +8     28
3     Vllaznia             15     +2     27
4     Tirana             15     +9     25
5     Dinamo            15     +4     24
6     Teuta                15     +3     21
7     Laçi                 15     -1     20
8     Shkumbini            15     -2     20
9     Kastrioti            15     -6     17
10     Bylis                15     -9     15
11     Besa                 15     -10     12
12     Elbasani             15     -10     9

JAVA 16
23 dhjetor 2010

Flamurtari-Teuta
Besa-Shkumbini
Dinamo-Vllaznia
Skënderbeu-Elbasani
Laçi-Tirana
Kastrioti-Besa

GOLASHËNUESIT

11 gola: Pejiç (Tirana)

10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)

8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)

7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)

6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini), Dalipi -1p (Elbasani),

5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Cikalleshi –1p (Besa); Sadiku (Elbasani), Soza (Skënderbeu);

4 gola: Selimi –2p, Mile (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Mihani –1p (Besa); F.Xhafa (Bylis)

3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); Ahmataj (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana)

2 gola: Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Nora (Shkumbini); Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi, Nallbani (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta), Hysa, Marashi (Laçi)

1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega, Kepi (Bylis); Dervishi, Shenaj, Mujdragiç (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Buljan (Laçi); A.Hoxha, Sheta, Dosti (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo), Velija (Besa)

Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës); Fagu (Skënderbeu, në favor të Vllaznisë)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 20 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›