Vllaznia, “Barcelona” e Mirel Josës

Në fakt, krahasimi është i përafërt vetëm për ngjyrat e fanellave: kuq e blu. Por, Vllaznia, ashtu si gjigantët spanjollë pëlqen futbollin e bukur.
Por, me Mirel Josën në krye, ajo është dhe më pragmatike. Një mbrojtje gati e pathyer, dhe një sulm efikas.
Vllaznia përmbys Skënderbeun dhe fiton 2-1. Nallbani dhe autogoli i Fagut i shkaktojnë humbjen e pestë në transfertë të korçarëve.
Pas javës së 15-të, diferenca midis tyre është vetëm një pikë: Skënderbeu, 28; Vllaznia, 27.
Java e 16-të dhe e fundit për këtë vit ofron: Skënderbeu-Elbasani (i vendit të fundit), por dhe kryendeshjen Dinamo-Vllaznia.
Në fazën e parë, Dinamo fitoi 4-0 në “Loro Boriçi”. Një humbje që shpejtoi largimin e trajnerit malazez të shkodranëve, Mojash Radonjiç.
Pasuesi i tij, Mirel Josa, e ka futur në binarë Vllazninë.
Nëse qyteti i Shkodrës u përmbyt nga liqeni i saj dhe tejprurjet e lumit Buna, në futboll, skuadra kuqeblu nuk njeh humbje prej gjashtë ndeshjesh në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë.
Në gjashtë ndeshjet e fundit statistikat janë kokëforta: 5 fitore, 1 barazim; 9 gola të shënuar, 1 i pësuar, pikërisht të dielën nga argjentinasi Rafael Soza i Skënderbeut.
9 gola në 6 ndeshje, kur në 9-të ndeshjet e mëparshme sulmi shkodran kishte realizuar vetëm 7 gola!
Trajneri Mirel Josa: “Reaguam dhe fituam me meritë. Falë karakterit të lojtarëve”.
Vendi i tretë: 27 pikë. Katër më pak se Flamurtari kryesues.
Josa: “Vllaznia s’është Barcelona. Do të humbasim edhe ne”.
Humbja e fundit është ajo 1:3 me Flamurtarin e vendit të parë. Java e 9-të, pikërisht në debutimin e Mirel Josës.
Por tani në Shkodër besojnë se ky është viti i duhur për të fituar titullin e 10-të.
I fundit daton pikërisht para dhjetë vjetësh. Në sezonin 2000-2001. Trajner: Dervish Haxhiosmanoviç.
Malazezi që i ka dhënë dhe Kupën e fundit Vllaznisë: 2007-2008. E 6-ta e shkodranëve
Dhe Vllaznia është kualifikuar në çerekfinalet e kupës duke pasur si kundërshtar Laçin.
Presidenti Fushaj beson: Tirana dhe Dinamo nuk po kalojnë një sezon shumë të mirë. Flamurtari dhe Skënderbeu nuk kanë më shumë përvojë se shkodranët.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 20 Dhjetor 2010