Kapllani, shqiptari që mundi “Luanët” e Munihut

Fitorja e dytë në transfertë e Padebornit ka vetëm një emër: Edmond Kapllani. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm në fitoren kundër Munchen 1860 në Bundesligën 2.
“Auswartsieg!” (fitore në transfertë), ky ishte refreni i këngës së qindra tifozëve të Padebornit në Munih.
Dhe pikërisht ishte durrsaku me realizimin perfekt të penalltisë në minutën e 22-të e që jua plotësoi dëshirën, duke u dhuruar tri pikë të çmuara të marrë në një fushë të huaj.
Një fitore e bukur kundër të ashtuquajturve “luanët” e Munihut.
Gjatë këtij sezoni kishte ndodhur vetëm një herë: në Ingolstadt.
Padeborni kishte mundësi ta fitonte ndeshjen 2:0.
“Ne ishim shumë të lëvizshëm në fund të ndeshjes”, - tha golashënuesi shqiptar Edmond Kapllani për revistën e njohur gjermane “Kicker”, duke qenë i vetëdijshëm për situatë.
“Në fakt, gjuajtësi i penalltive, Krëshe, nuk ishte në fushë. Pata një ndjenjë të mirë, dhe kështu shkoi”, - tha Kapllani, që me ekipin e tij tani ndodhen në vendin e 12-të përpara pauzës dimërore.
Pas katër ndeshjeve pa fitore, trajneri i Padebornit, Andre Shubert iu kënaqur tha: “Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme në luftën për mbijetese. Unë jam krenar për ekipin, për atë që bëri”.
Për Kapllanin ky ishte goli i pestë sezonal me fanellën e Padebornit dhe i 34-ti në Bundesligën 2, përfshirë dhe realizimet me Karlrsuhen, Augsbuburgun dhe Tus Koblencin.
“Kicker” i dha sulmuesit shqiptar notën 2.5: shumë mirë, vlerësim që nuk e mori askush tjetër në ekipin e Padebornit, ndërkohë që me këtë koeficient u vlerësua portieri i 186 Munih, Kirali.
Motivacioni i “Kicker”: “Lojtari i ndeshjes: Edmond Kapllani. Shënoi golin e artë, qarkulloi shumë gjatë lojës dhe bëri punë të çmuar përgatitore”.
Kapllani ishte dhe në formacionin ideal të javës së 17-të të hartuar nga vlerësimet e gazetarëve sportivë të “Kicker”, në një formacion të ndërtuar mbi skemën 3-4-3. Për sulmuesin shqiptar kjo ishte hera e tretë që përzgjidhej në “Top-11”
Edhe shqiptari tjetër i Padebornit, Enis Alushi, u vlerësuar me një notë të mirë: 3.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 20 Dhjetor 2010