Dinamo në pritje të fitores ndaj Lahtit
Dinamo të enjten do të luajë edhe ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës përballë Finlandezëve të Lahtit. Blutë e drejtuar nga Muça kanë humbur ndeshjen e parë me rezultatin 4-1, por gjithsesi do të luajnë shanset në ndeshjen e dytë megjithse kualifikimi duket tejet i vështirë. Ndeshja do të luhet në "Qemal Stafa" në orën 19:00 dhe do të gjykohet nga një gjyqtar grek. Drejtuesit e bluve kanë vënë në dispozicion të futbollistëve një shifër të majme prej 50 mijë eurosh në rast kualifikimi ndërsa për të gjithë tifozët hyrja do të jetë e lirë.