70 mijë të dehur, gati qendra antialkool

Brenda muajit korrik do të çelet e para klinikë për trajtimin e personave me varësi ndaj alkoolit. Klinika e cila është ndërtuar praën spitalit numër 5 në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", do të mund të rehabilitojë 10-12 persona në muaj, trajtim i cili përfshin kurën medikamentoze dhe trajtimin psikologjik.
Sipas Sokol Morinës, kordinatorit kombëtar të projektit kundër alkoolit, në Shqipëri numri i personave me varësi ndaj alkoolit varion deri 70 mijë vetë. Ndërkohë që shifra personave të cilët konsiderohen konsumues të tepëruar arrin deri në 7% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Shqetësues mbetet fakti se alkooli në Shqipëri konsumohet edhe nga persona nën 18 vjeç, gjë të cilën ligji e ndalon.
Trajtimi spitalor për pacientët alkool-varur, do të menaxhohet nga një mjek dhe një punonjës social. Mbas trajtimit spitalor pacientët do t'i nënshtrohen fazës së trajtimit ambulator, e cila konsiston në vazhdimin pa ndërprerje, edhe për 11 muaj të tjerë, e terapisë farmakologjike ditore me disulphiram.