E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min. e Mjedisit: S'ka më ndotje në plazhe

Nëse keni vendosur të kaloni pushimet këtë verë në brigjet e ujërave plazheve shqiptare, zgjidhja nuk duket fort e pagoditur. Nga pikëpamja mjedisore, ketë verë duket se do të kemi plazhe dhe ujera më të pastra se vitet e mëparshme. Ministria e Mjedisit jep garancisë se nga Velipoja deri në Ksamil, Shqipëria ofron plazhe, ujërat e të cilave për nga niveli i ndotjes mbeten brenda parametrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas zv/minisrit Aleksadër Garuli, në gjithë vijën bregdetare nga 72 stacione monitorimi vetëm 3 pika rezultojnë me ngarkesë bakteriale më të lartë sesa niveli i lejuar. Gjithsesi, sipas Garulit ato nuk janë zona plazhi dhe përkojnë me pikat e derdhjes së mbetjeve urbane.
Ministria e Mjedisit u bën apel të gjithë qyetarëve të cilët do të pushojnë në bregdetin dhe plazhet shqiptar, të ruajnë me fanatizëm ambjentin, pasi vetëm ata rrezikojnë të jenë faktori ndotës për këtë stinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›