E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo ngec edhe ne Kavaje

Dinamo ka barazuar me Besen ne Kavaje ne ndeshjen e fundit te javes se 13-te te Kategorise Superiore. Golit te Mihanit per vendasit iu kunderpergjigj Vila per kampionet.
Me kete rezultat blute e kryeqytetit i kane bere nje nder rivaleve te tyre direkt per titull Flamurtarit dhe Skenderbeut skuadra keto qe regjistruan humbje ne perballjet e tyre. Keshtu Dinamo nuk ka perfituar as nga ky rast per te parakaluar korcaret ne renditje dhe per tiu afruar vlonjateve. Nga ana tjeter nje pike e marre dje nuk nxjerr nga kriza as Besen e cila nuk njeh vecse nje fitore ne 13 jave kampionat. Skuadra e Bizhdilit nuk ishte ne tribune per shkak te denimit te marre nga Disiplina renditet ne vend te fundit dhe rrezikon seriozisht renien nga kategoria.
Per kronike sfida e djeshme ka pare ne fushe dy skuadra te etura per te fituar por aspak te qarta ne veprimet sulmuese. Si Besa ashtu dhe Dinamo kane sulmuar me forca te shumta ne portat kundershtare por nuk kane mundur te finalizojne si duhet. Golat jane shenuar ne pjesen e dyte qe te dy per me shume per faj te mbrojtesve sesa per merite te golashenueseve. Fillimisht Meglid Mihani ka kaluar kavajasit ne avantazh. Dos Santos ka perfituar nga shpejtesia e tij dhe mbi vijen fundore duke dhene nje top tokazi ne qender te mbrojtjes dinamovite aty ku para Pishes mberriti Mihani duke shenuar. Dinamo reagon shpejt por as Besa nuk terhiqet dhe kerkon me ngulm golin e dyte qe do te hipotekonte fitoren. Blanko ben disa levizje ne fushe dhe fut Sefen ne vend te Muzakes. Goli i barazimit do te vije ne minuten e 75-te kur Vila ne zone kercen mbi te tjeret dhe barazon rezultatin. Vendasit shtangen per nje moment por me pas nisin serish serine e sulmeve. Ne minuten e 84-t Dinamo mbeti edhe me dhjete lojtare per shkak te daljes me karton te kuq te Marko Punticani. Gjithsesi asgje nuk ndryshon deri ne vershellimin e fundit. Superiore/ Java 13

Elbasani-Bylis 3-2
E.Dalipi 59 Sadiku 63 Radovic 92/ F.Xhafa 57 Bega 72
Tirana-Flamurtari 2-1
Pejic 24 Plaku 90/ D.Xhafaj 57
Shkumbini-Laci 2-1
Kuli 22 Gerbovic 83/ Mile 21
Vllaznia-Kastrioti 1-0
Vajushi 2
Teuta-Skenderbeu 2-0
ota 47 Lako 77 autg
Besa-Dinamo 1-1
Mihani 51/ Vila 75 Renditja

Ekipi ND P
1. Flamurtari 13 28
2. Skenderbeu 13 25
3. Dinamo 13 24
4. Tirana 13 21
5. Vllaznia 13 21
6. Teuta 13 18
7. Laci 13 17 8. Shkumbini 13 17
9. Kastrioti 13 14
10. Bylis 13 11
11. Elbasani 13 9
12. Besa 13 9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›