Melanie Fiona koncert ne Pallatin e Kongreseve
Kengetarja kanadeze Melanie Fiona do te jape nje koncert diten e shtune ne Pallatin e Kongreseve. Behet fjale per nje nga kengetaret qe theu rekorde me kenget Monday Morning apo Give it to me right te cilat u bene superhite ne Amerike e Europe ne vitin 2009. Ne koncertin qe do te mbahet ne daten 4 dhjetor ne oren 20.00 ajo do te kendoje kenget e saj me te njohura. Fiona u be menjehere e njohur me albumin e saj debutues The Bridge Ura mbeshtetur ne traditen muzikore te ngritur nga artistet qe e kane influencuar si Bob Marley Sade dhe Patsy Cline. E lindur ne nje familje emigrantesh dhe e rritur ne nje shtepi plot muzike ne periferi te Torontos Fiona e dinte qe ne fillim qe muzika ishte ajo qe do ta bente te ecte.