Lion, Benzema 2 jave jashte fushave

Sipas bluzave te bardha, qendersulmuesi francez vuan nga nje terheqje muskulare ne kofshen e majte dhe per t’u rekuperuar i duhen rreth 15 dite.
Lioni po kalon nje krize te madhe per shkak te demtimeve qe kane perfshire skuadren zhirondine. Kampionet e Francez nuk do kene ne dispozicion per dy jave yllin Karim Benzema, i cili ka pesuar nje demtim te lehte ne ndeshjen e Champions League kunder Fiorentines.
Sipas bluzave te bardha, qendersulmuesi francez vuan nga nje terheqje muskulare ne kofshen e majte dhe per t’u rekuperuar i duhen rreth 15 dite, cka do te thote se ai nuk do jete i gatshem per takimin kunder Bayern Munich ku do vendoset edhe skuadra e pare e Grupit F.
Pak dite me pare, klubi njoftoi edhe demtimin e mbrojtesit te rendesishem Reveillere, i cili ne ndryshim nga Benzema, e ka mbyllur para kohe sezonin 2008-2009 per shkak te keputjes se nje ligamenti ne gju.