E Shtunë, 31 Tetor 2026

India akuzon Pakistanin për sulmet më Bombei

Nju Delhi -Ministri i Jashtëm indian, Pranab Mukherjee deklaroi sot se të dhënat paraprake tregonin se terroristët, të cilët kryen sulmet e koordinuara në Bombei, si pasojë e të cilave humbën jetën 130 persona, kishin lidhje me Pakistanin.''Të dhënat paraprake tregojnë se në këto sulme janë përfshirë persona që kanë lidhje me Pakistanin'', deklaroi Pranab Mukherjee në një konferencë shtypi. Mukherjee i kërkoi gjithashtu Pakistanit të shkatërronte infrastrukturën që mbështeste militantët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›