E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo niset ne Mavrove, per pergatitoren

Dinamo do te zhvilloje nje faze pergatitore, dyjavore ne Mavrove, ne vigjilje te sezonit te ri futbollistik. Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca eshte besuar ne krye te ekipit, edhe pse disa lojtare kane shprehur pakenaqesi, pas eliminimit nga Euro Liga. Klubi vendosi qe disa nga te pakenaqurit t'i lere te lire ne treg, duke i besuar Muces ekipin e ardhshem, ne permbushje te objektivave. Gjate dites se djeshme, Dinamo eshte nisur drejt Mavroves se Maqedonise, ku do te nisi fazen pergatitore per sezonin futbollistik 2009/2010. Nga kontingjenti i sezonit te vitit te kaluar, do te jene serish pjese e Dinamos; Kotorri, Pisha, Allmuca, Bakaj, Sefa, Plaku, Ferraj, Daja, por edhe Diop deklarohet i bluve, edhe pse ai ndodhet aktualisht ne Jordani. Sina dhe Poci, dy lojtare kryesore gjate sezonit te fundit, nuk do te jene me pjese e Dinamos. Kontingjentit te Dinamos, i jane bashkuar blerjet e reja; Kuli, Vrapi, G. Muca, Putincanin, Malarkana, Soza. Pergatitjet dhe merkatoja do te vijojne fuqishem me qellimin e vetem, qe Dinamo e shpallet kampione dhe fituese e Kupes se Shqiperise. Blute kishin synime te larte edhe ne Evrope, por nuk munden dot qe te kalonin raundin e pare, pasi perballe Lahtit pesuan nje humbje te thelle ne Finlande, 4-1.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›