E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mbush 26 vjec, "dhurate" shiritin e kapitenit tek Sanderlend

Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus ka emeruar Lorik Canen, si kapitenin e ri te skuadres se tij. Sanderlendi perfundoi nje turne ne Holande dhe eshte kthyer nje dite me pare ne Angli, ku Cana eshte ne pritje qe te prezantohet me ekipin e ri. "Cana do te jete kapiteni", - theksoi Brus. "Ai ka qene kapiteni i Marsejes, tani eshte kapiten i kombetares se Shqiperise dhe nje njeri qe e njeh mire konkurrencen. Ai eshte tipi i lojtarit qe na duhej, para se te firmoste me ekipin tone,- thekson trajneri Brus -Lorik Cana eshte i fuqishem dhe nje njeri qe ka ditur te fitoje ne jeten e tij. Jam i sigurt, se nje gje te tille do ta tregoje edhe ne Premier Lige". Lorik Cana mbushi dje 26 vjec, ne nje dite kur trajneri deklaroi zyrtarisht se ai do te jete edhe kapiteni i ri i ekipit. Nje dhurate e bukur per shqiptarin, ne diten e lindjes. Sakaq, edhe lojtare te tjere te kombetares dhe FSHF i ka uruar ditelindjen futbollistin te ekipit tone kombetar. Lorik Cana pritet te marre shiritin e kapitenit, per ta mbajtur ate rregullisht, pasi kapiteni aktual Altin Lala eshte ne perfundim te karrieres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›