E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, fluks femijesh ne Infektiv nga leshmanjoza

Ne spitalin infektiv te QSUT eshte rritur numri i femijeve te prekur nga leshmanjoza, semundje infektive mjaft e perhapur vitet e fundit. Mjekja pediatre Rajda Petrela, thote se grupmosha me e prekur eshte 2 deri ne 5 vjec, te cilet vijne kryesisht prej zonave te veriut. "Gjate muajve te fundit, eshte vene re nje rritje e ndjeshme e numrit te te prekurve nga leshmanjoza. Statistikat tona kane treguar se jane femije te zonave malore, te cilet kane kontakte te drejtperdrejta me kafshet", ka pohuar mjekja infeksioniste Rajda Petrela. Sipas saj, me rritjen e temperaturave duhet rritur higjiena personale pasi perhapja e semundjes se leshmanjozes, vjen prej plehrave dhe qenve rrugace te cilet ne kete sezon vere, po shihen cdo dite e me shume neper rruge e zona banimi. Mjeket keshillojne mbajtjen larg femijeve nga kafshet, sidomos kur nuk dihet nese ato jane apo jo te vaksinuar pasi mund te jene mbartes te semundjeve te ndryshme infektive, te cilat transmetohen lehte tek njeriu. Pacientet e prekur nga leshmanjoza, shfaqin temperature te larte, zmadhim te melcise dhe te shpretkes, humbje te rruazave te kuqe te gjakut, anemi, keputje te pergjithshme te trupit, etj. Kjo semundje eshte kronike, por edhe vdekjeprurese per te gjitha moshat e prekura prej saj. Sipas specialisteve, bartes kryesor i semundjes se leshmaniozes jane qente e rruges, qe ushqehen me mbeturina ushqimore, te cilet e transmetojne semundjen tek njerezit, nepermjet kontakteve fizike me ta. Semundja e leshmaniozes eshte lehtesisht e kurueshme, pasi mikrobi i saj luftohet me sukses nga medikamenti i njohur Glunkantim.

Semundjet

Ne Shqiperi qarkullojne akoma semundje infektive te viteve 60-te, te cilat transmetohen nga kafshet. Specialistet pranojne se numri i te prekurve nga bruceloza, leshmanjoza apo lia e dhenve, ka ardhur duke u rritur dhe nje arsye mbetet mungesa e higjienes vetjake


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›