E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet e OBSH-se, masat per mjedise te mbyllura udhetimi

Ekspertet e Organizates Boterore te Shendetesise kane pergatitur nje plan masash qe duhet te merrni per te mos prishur planin e pushimeve verore, ku perfshihen edhe udhetimet. Stina e veres eshte nje periudhe kur njerezit shkojne per pushime nga nje vend ne tjetrin. Dhe shpesh ata shqetesohen nese jane te mbrojtur nga mikrobet kur kryejne udhetime te gjata dhe u duhet te qendrojne per shume ore ne mjedise te mbyllura si ne aeroplan, tren apo autobus. Perhapja e tanishme e gripit te derrit i ka shtuar keto shqetesime. Kohet e fundit, Organizata Boterore e u ben thirrje vendeve qe te mos kufizojne levizjet ndershteterore te shtetasve te tyre, te mos kufizojne tregtine dhe udhetimet jashte shtetit, sepse rastet e ketij lloj gripi mes njerezve jane te rralla. Por nga ana tjeter, zyrtaret vazhdojne te njoftojne per raste te reja te prekurish nga virusi H1N1 ne mbare boten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›