E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo nisin dy javet e ferrit

Superiore

Hapi fals i Dinamos kampione ne fuqi e vendit e ka komplikuar situaten ne kreun e tabeles ku blute tashme i ndan vetem nje pike nga ndjekesi me i afert Flamurtari. Por dy javet ne vazhdim do te jene nje prove e zjarrte per blute te cilet do te duhet te perballen me dy rivalet me te forte ne dukje ne kete sezon Skenderbeun ne javen e 11 dhe Flamurtarin ne te 12-n. Trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko rikthehet ne pankinen e shlyerjes se pezullimit. Dinamo ka filluar te ndieje presionin e nje transferte te veshtire dhe per me teper ndaj nje skuadre qe humbi thellesisht 4-0 ndaj Flamurtarit ne fundjave e qe do te beje ceshte e mundur per te rregulluar imazhin. Do te shkojme ne Korce per te luajtur futboll dhe per te marre tri piket kunder Skenderbeut. E di qe kjo do te jete nje ndeshje shume e forte por Dinamo eshte skuadra kampione dhe di ta tregoje veten ne takime te medha tha dje Blanko. Nje humbje e bluve ne kete sfide do te ishte e patolerueshme pasi ne rast te nje fitoreje Flamurtari do te merrte kreun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›