E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB Vendimi i Izraelit mund te kercenoje bisedimet e paqes

Ndertimet

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane kritikuar ashper planet izraelite per ndertimin e 1300 banesave te reja ne Jerusalemin Lindor. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun sipas te dhenave te Kombeve te Bashkuara ka shprehur shqetesimin e tij per keto plane gjate nje takimi me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu ne Nju Jork. Me pare zedhenesi i Ministrise se Jashtme amerikane u shpreh i zhgenjyer per njoftimin e fundit nga Izraeli. Edhe vete Presidenti Obama foli nga Indonezia se vendimi i fundit i izraelit per ndertimet e reja mund te minonte bisedimet e paqes qe dukej se ishin ne rruge te mbare. Kjo bie ndesh me perpjekjet e qeverise amerikane e cila kerkon te sjelle ne rrugen e duhur procesin e bllokuar te paqes. Shefi ndermjetesues i pales palestineze te bisedimeve Sajeb Erakat foli per nje shkaterrim te negociatave ne menyre te qellimshme. Izraeli e aprovoi planin e ri per ndertimin e nje mije e treqind apartamenteve hebraike ne Jerusalemin Lindor ne zonen e Har Homa vetem dy dite me pare. Plani u publikua nga Komisioni per Ndertimet i Ministrise se Brendshme izraelite. Per palestinezet pezullimi i te gjitha aktiviteteve ndertimore hebreje ne Cisjordani dhe Jerusalemin Lindor eshte nje kusht i domosdoshem per te rinisur negociatat e paqes direkte te lena pezull qe prej shtatorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›