E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti gjobit Bylisin Jo doreheqjes se trajnerit

Ndeshkimet Besnik Kapllanaj merr masa pas humbjes turperuese te sezonit ne Durres

Humbja e thelle 6-0 ne Durres ndaj Bylisit nuk eshte pertypur lehte nga drejtuesit e larte te klubit te ballshioteve. Ishte nje nga humbjet me te thella jo vetem per kete ekip por edhe humbja me me shume gola ne Kategorine Superiore gjate 10 javeve te para. Prandaj pas 24 oreve skuadra i eshte nenshtruar nje analize te mirefillte te zhvillimeve ne Niko Dovana dhe me pas jane percaktuar edhe pergjegjesite perkatese. Presidenti Besnik Kapllanaj ka qene njeriu qe i ka vene vulen kesaj mbledhjeje ku ne fund te saj ka vendosur se i gjithe ekipi i cili ka zbritur ne fushe ne humbjen e turpshme 6-0 ndaj Teutes ne Niko Dovana do te ndeshkohet me nje gjobe prej nje rroge mujore. Kjo mase nuk eshte pertypur nga futbollistet te cilet per momentin kane preferuar te heshtin. Megjithate ky nuk ka qene zhvillimi i vetem ne kampin e ballshioteve. Sikurse eshte bere e ditur nga burime prane klubit pas humbjes se thelle dhe te pamenduar ne transferten e Durresit trajneri i ekipit Nikollai Ilievski ka menduar te jape doreheqjen nga posti drejtues ne skuader. Kryesia e skuadres dhe presidenca nuk e kane pranuar kete iniciative te teknikut te tyre. Pra ata edhe pse ekipi ka humbur dhe eshte shfaqur dobet ne kete perballje e kane mbajtur trajnerin maqedonas ne drejtim te Bylisit. Ceshtja do te vazhdoje edhe me tej pasi Presidenca nuk lejon asnje prej pjesetareve te ekipit duke filluar qe nga personi i cili ka potencialin me te madh ne skuader e deri te personi i fundit te mos japin asnje deklarate per mediat e shkruara apo vizive. Ajo qe vlen per tu theksuar pas kesaj ndeshje te dobet te Bylisit eshte fakti sepse sipas burimeve anonime klubi po tregon nje mungese te theksuar korrektesie ne lidhje me shlyerjet e pagesave te lojtareve. Edhe pse nuk pranojne ta deklarojne publikisht jane vete futbollistet qe e konfirmojne nje gje te tille por duke u munduar te ruajne anonimitetin. Sipas tyre ekipi ka dy muaj pa marre rrogat. Edhe pse ata kane zhvilluar ndeshje te mira ne Kupen e Shqiperise dhe ndeshjet qe kane fituar ne shtepi ne Superiore ndaj Kastriotit e Beses por edhe barazimi me Skenderbeun nuk jane shperblyer me rrogat e tyre. Keto pak rezultate pozitive nuk jane per tu pasur zili por gjithsesi kjo nuk e justifikon mosshlyerjen e tyre. Nderkohe qe duhet shtuar edhe nje detaj. Thuajse te gjithe presidentet e skuadrave te kategorise elitare ne kampionat kane parashikuar ne kontratat e tyre edhe premio por per ballshiotet kjo gje ngjan si nje fjale e huaj pasi ata nuk po marrin dot as rrogat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›