E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmerimi i serbeve Kosova ne kualifikueset e Brazil 2014

Njohja nderkombetare

Sipas te gjitha gjasave perfaqesuesja e Kosoves ne futboll do te marre pjese ne kualifikueset e Boterorit 2014. Ky eshte pohimi i tabloidit serb Kurir qe eshte bazuar ne burime anonime ndersa ka publikuar edhe prononcime te presidentit te Federates Kosovare FFK Fadil Vokrri. Gazeta shkruante se gjate nje takimi te mbajtur ne zyrat e UEFA-s ne Nion te Zvicres disa biznesmene shqiptare kane lobuar qe FFK-ja te pranohet si anetare e Federates Europiane te Futbollit por sipas te njejtit burim presidenti i UEFA-s Mishel Platini e ka kundershtuar kete ide. Kurir theksonte se qendrimi i ish-yllit te Frances ka bere qe Kosova te prese largimin e tij ne vitin 2011 ne menyre qe te nise procedurat per tu anetaresuar ne dy organizatat me te medha te futbollit FIFA dhe UEFA. Takimi ne Nion nuk kishte te bente me Kosoven. Por ne zyrat e UEFA-s ishin te pranishem nje numer i madh biznesmenesh shqiptare. Kuptova se pjesemarrja e Kosoves ne Kampionatin Boteror 2014 ishte vendosur. FIFA jo zyrtarisht i ka dhene driten jeshile pranimit te kesaj federate e pas saj te njejten gje pritet te beje edhe UEFA. Platini e kundershton pranimin e FFK-se por shqiptaret presin qe ai te largohet nga drejtimi i UEFA-s me 2011-n ka theksuar burimi i te perditshmes serbe. Per gazeten ka folur edhe drejtuesi i Federates Kosovare Fadil Vokrri i cili deklaroi se pranimi i Kosoves si anetare e FIFA-s eshte i pashmangshem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›