Java 16, Bylis – Memaliaj 3-1

(ALBANIA SPORT) – Memaliaj befasoi Bylisin kur shënoi i pari në Ballsh, falë një penalltie të realizuar nga Çeka, por kryesuesit e Kategorisë së Parë dëshmuan se nuk mund të hedhin kurrsesi hapa të gabuar në shtëpi, duke fituar takimin 3-1, pas një dopjete të Armand Gegës dhe një goli tjetër të Kepit. Më fitoren e radhës, e 13-ta në 16 javë e formacionit të Ilir Spahiut, Bylisi, 40 pikë krijoi një diferencë prej 8 pikësh nga dy ndjekëset e tij më të afërt, Lushnja (32) dhe Elbasani (32), të cilët humbën në transfertë respektivisht me Luftëtarin (1-0) dhe Besëlidhjen (3-2).
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 31 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili