E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo paguan 400 mijë € për Ademin

Dinamo e Zagrebit ka shpenzuar 400 mijë euro për transferimin e futbollistit kosovar, Arian Ademi.

Mesfushori 19 vjeçar kaloi nga Shibeniku në Dinamo Zagreb si futbollist i lirë. Mirëpo, e përditshmja kroate Jutarnji List, duke iu referuar burimeve të saj, ka bërë të ditur se Dinamo Zagreb i ka paguar 400 mijë euro Shibenikut për zhvillimin e tashmë ish futbollistit të vet, Arian Ademi, i cili, edhe pse me moshë i ri, kishte bartur shiritin e kapitenit në këtë ekip.

Sipas kësaj të përditshmeje, Dinamo ia ka paguar këtë shumë Shibenikut me qëllim që t’i ruajë marrëdhëniet e mira që kanë mes veti, edhe pse zyrtarisht rreth dëmshpërblimit nuk janë deklaruar zyrtarët e asnjërit klub.

“Gjithçka është sqaruar mes Dinamos dhe Shibenikut për transferimin e Ademit në klubin tonë”, ka thënë për këtë gazetë zëdhënësi i Dinamos, Ado Kozul, duke mos dashur t’i zbulojë detaje tjera të këtij transferimi.

Ademi në Dinamo do ta zëvendësojë Ivica Verdoljak, i cili nga Zagrebi u transferua në Varshavë tek ekipi Legia për 1.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›