Rast jetik për Trepçën

Trepça të dielën do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Mitrovicasit do të jenë mikpritës të Besës dhe u nevojitet domosdoshmërisht një rezultat pozitiv, qoftë edhe një barazim, për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit të Kosovës, të parin pas luftës.
“Xehetarët” aktualisht kanë tri pikë më shumë sesa përcjellësi kryesor KEK-u, i cili do të jetë mysafir i Prishtinës. Një humbje eventuale e mitrovicasve, e fitore e “Elektricistëve” në kryeqytet, do t’i shpallte kampionë djelmoshat e Bylbyl Sokolit, falë statistikave më të mira në përballjet direkte. Për rëndësinë që ka ky takim e di fort mirë edhe trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu. Ai e ka cilësuar këtë si një rast jetik, të cilin assesi nuk duhet ta lëshojë ekipi i tij.
“I kemi bërë të gjitha llogaritë, i dimë objektivat që kemi përpara vetes. Ky është një rast jetik për ne, mos të them edhe historik. Jemi të mobilizuar dhe mendoj se në këtë takim ne do të fitojmë. Motivi ynë besoj se do të dominojë ndaj jo-motivit të Besës, të cilën megjithatë e vlerësoj lart si ekip. Por, në fund mendoj se ambiciet tona do të dominojnë dhe do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Sejdiu për Express.
Ndërkaq, Genc Hoxha nuk dëshiron t’ia dijë për rëndësinë që ka kjo lojë për Trepçën. Ai thotë se Besa do ta bëjë lojën e vet, pa i interesuar për skuadrat tjera. “Ne do të luajmë me ekipin më të fortë që kemi, të gjithë lojtarët i kam në dispozicion. E dimë se kjo është lojë vendimtare për Trepçën, por ne luajmë për prestigj dhe, si në çdo ndeshje, do të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv. As që e kam ndërmend të mendoj për dikë tjetër: ne luajmë vetëm për veten”, tha Hoxha.
Ndërkohë, në ndeshjet tjera veçohet ajo ndërmjet Prishtinës dhe KEK-ut. Bardhekaltrit synojnë të fitojnë dhe ta përfundojnë sezonin si nënkampionë. Ferizaj pret fitore ndaj Gjilanit, me të cilën do ta siguronte mbijetesën, derisa Vëllaznimi sipas të gjitha gjasave do të luajë në barazh.
Raiffeisen Superliga –Xhiro 33
Ferizaj - Gjilani
Vëllaznimi - Flamurtari
Kosova (V) - Liria
Drenica - Hysi
Prishtina - KEK-u
Trepça - Besa
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16