Marchena, 50 ndeshje pa humbje

Mbrojtësi spanjoll, Carlos Marchena ka vendosur rekord të ri prej 50 ndeshjeve të njëpasnjëshme pa humbje në fitoren e Spanjës 3-2 në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.
Marchena tejkaloi legjendën braziliane Garrincha, i cili mbante rekordin me 49 ndeshje të njëpasnjëshme nga 1955-66.
Marchena nuk është titullar për kampionët e Evropës dhe u inkuadrua si zëvendësim për Sergio Ramosin në minutën e 61-të.
Spanja nuk ka humbur asnjë ndeshje me Marchenan në ekip nga disfata 1-0 nga Greqia në Euro 2004. Marchena ka bërë 57 paraqitje për Spanjën.