E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, pergezohet per ecurine

Presidenti i Dinamos Besnik Sulaj ndertoi nje ekip, me pretendime te medha, per te fituar trofe. Ne merkaton e janarit blute ishin aktive ne merkato, cka u perforcua objektivi. Sulaj e kishte parashikuar deri diku ecurine e skuadres se tij, por i ka dhene nje merite te vecante edhe rolit te trajnerit dhe ka pergezuar futbollistet pas fitores me Apolonine. Ne rast se ekipi do te ngjitet ne vend te pare, eshte parashikuar edhe nje shperblim i majme. Me ecurine e fundit skuadra e Dinamos ndodhet ne gare per te fituar te dy trofete. Atmosfera ne kampin e Dinamos eshte optimiste. Pas startit jo te mire te ndeshjeve te para, ne fillim te vitit, Dinamo i ka habitur te gjithe, teksa ka fituar cdo ndeshje, brenda dhe jashte fushes se saj. Lojtaret, nen drejtimin e Shkelqim Muces kane gjetur harmonine brenda grupit dhe jane shfaqur te papermbajtur, ne ndeshjet e deritanishme. Kryeqytetasit mund te arrijne edhe nje rekord, te numrit te fitoreve, per kete vit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›