E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, bllokohen 118 kg kanabis, 2 të arrestuar

Sasia e drogës u bllokua në fshatin Hekal të qytetit të Fierit dhe sipas policisë kishte destinacion Greqinë. Dy të arrestuarit akuzohen për kultivim dhe trafikimit të lëndëve narkotike. 

FIER- Policia e Fierit sekuestroi sot në orët e para të mëngjesit një sasi prej 118 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjatë operacionit policia prangosi Mithat Velaj dhe Bajram Minaj të cilët akuzohen për kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sasia e drogës u bllokua në fshatin Hekal dhe Klos të qytetit të Fierit gjatë operacionit të koduar "shkëmbi i kuq" dhe sipas policisë kishte destinacion Greqinë. Policia tha se një pjesë e drogës ishte fshehur në tre bidona kauçuku brenda në një kasolle në territori e banesës së Mithat Velaj në fshatin Hekal, kurse sasia tjetër ishte ambalazhuar në 5 thasë plastmasit të fshehura brenda në banesën e Bajram Minajt. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale dhe nje arme tip automatik model 56.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›