E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, dorezimi i dosjeve te shtyhet dhe 5 vjet te tjera

Shoqatat e ish-pronareve i kane kerkuar ndihmen e tyre, deputetit te Partise Ligj dhe Drejtesi, Gilman Bakalli per te paraqitur nje amendament ne ligjin "Per kthimin dhe kompensimin e pronave". Ne pergjigje te kesaj kerkese dhe ne mbrojtje te kesaj kauze, deputeti i PLD-se, Bakalli paraqiti dje ne Kuvend amendimin, nepermjet te cilit kerkohet shtyrja edhe per pese vite te tjera, te afatit te dorezimit te dosjeve per ish-pronaret, te cilet kerkojne kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas amendimit te paraqitur ne Kuvend, kerkohet qe afati i skaduar per plotesimin e dosjeve nga ish-pronaret, te shtyhet deri ne 31 dhjetor te vitit 2014. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", deputeti, njekohesisht Sekretari i Pergjithshem i PLD-se, Bakalli deklaroi se pronaret i kishin besuar kete detyre te rendesishme, per faktin se ata kishin humbur besimin te partite e tjera. "Me kenaqesi e kam dorezuar ate amendim ne Kuvend, sepse besoj se ceshtja e pronave eshte nje nga ceshtjet me te mprehta me te cilat po perballet vendi dhe per kete, duhet te kete vemendjen maksimale te politike", deklaroi Bakalli. Deputeti i PLD-se theksoi se ai kishte besim se Partia Demokratike do ta mbeshteste kete nisme te rendesishme per ish-pronaret, duke qene edhe partia qe drejton mazhorancen e djathte. "Ne rast se Partia Demokratike nuk e mbeshtet kete nisme, atehere mua dhe partise ku bej pjese, na lind e drejta te theksojme se partia me e madhe ne vend, nuk eshte absolutisht e interesuar per te mbrojtur kete shtrese dhe kerkesat e tyre", deklaroi deputeti Bakalli. Sipas relacionit te paraqitur per kete amendim te ligjit te pronave, ndonese afati per dorezimin e dosjeve ka perfunduar ne 30 dhjetor te vitit te shkuar, rezulton se ne te gjitha zyrat e AKKP, ne qarqe ka radhe te gjata prej qindra subjektesh te shpronesuara, qe kerkojne te hapin dosjet. Ne relacion theksohet se, nje problem i cili ka penguar subjektet e shpronesuar per hapjen e dosjeve eshte dhe rinovimi i plote i gjithe dokumentacionit. "Gjithe dokumentet qe kerkohen kane formate te caktuara duke bere te pavlefshme dokumentet e vjetra, te paraqitura. Kjo ua ka veshtiresuar pafundesisht punen e plotesimit te dokumentacionit, subjekteve te shpronesuara, sidomos nga ana financiare", theksohet ne relacion. Ne kete relacion theksohet se ceshtja e pronave eshte nje ceshtje e rendesishme per drejtesine dhe integrimin e vendit.

Ndryshimet qe kerkohen "Per kthimin dhe kompensimin e pronave"

Ne Nenin 17 pika 1

Fjalet "31 dhjetor 2008" te zevendesohet me fjalet deri ne daten "30 qershor 2014". Ne rast se subjekti i shpronesuar per shkaqe te perligjura nuk ka arritur te depozitoje kerkesen, ka te drejte te rivendose afatet nepermjet gjykates

Ne Nenin 24

Fjalet "30.6.2008" te zevendesohet me fjalet deri ne daten "31.12.2014".

Ryshfeti

Deputeti Gilman Bakalli, deklaroi dje se pronaret kane paguar edhe ryshfete nen dore per te arritur te plotesojne dokumentacionin per dosjet e tyre. Sipas tij, edhe cmimet e vendosura per formularet, jane teper te shtrenjta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›