"Dinamo, permbysja eshte e mundur!"
Aranit Muraci
Dinamo pas humbjes se thelle 4-1, ka pak shanse per nje kualifikim te mundshem ne turin e dyte te Europa Liges. Por blute nuk jane dorezuar, per vete faktin se kane pare qe kundershtari nuk kishte asnje epersi dhe fati e ka ndihmuar ne shenimin e golave, sidomos ne pjesen e dyte. Dinamo mund ta kishte fituar ndeshjen, nese do te kishte realizuar nje nga dy rastet pas barazimit te rezultatit. Per "Koha Jone", nje prej lojtareve me me eksperience te Dinamos, Elvis Sina, thekson se ne ndeshjen e dyte me Lahtin ne Tirane do te kerkohet permbysja e rezultatit. - "Ne kishim dy raste te pastra, ku topi goditi shtyllen," - theksoi Sina. - "Loja ne rast se do te shenonim golin e dyte do te merrte rrjedhe tjeter. Por ndodhi qe ekipi vendas shfrytezoi rastet qe iu krijuan dhe pati me teper shanse ne shenimin e golave. Pesuam nje humbje qe nuk do ta deshironim kurre dhe as nuk e imagjinonim dot," - shprehet me tej Elvis Sina. Lojtari i mesfushes se Dinamos theksoi se golat erdhen per pakujdesi te mbrojtjes dhe ishte fati i teri ne anen e finlandezeve e jo diferenca e kundershtarit ne fushe. - "Kundershtari evropian nuk kishte asnje diference ne fushe. Per kete arsye do te kerkojme qe te permbysim rezultatin, ne ndeshjen e kthimit, edhe pse duket i veshtire. Nese do te kerkojme golin dhe do ta arrijme ne minutat e para, mendoj se eshte i realizueshem misioni qe te shenojme tre gola dhe te arrijme kualifikimin. Dinamo i ka forcat e duhura per te fituar me nje diference prej tre golave. Sikur te kemi edhe pak me teper fat se Lahti ne Tirane, kam serish besim se do te kualifikohemi," - thekson Sina. Blute kryeqytetas ishin ekipi prej te cilit pritej me shume per nje kualifikim te mundshem ne Europe. Por ne ndeshjen e pare qe eshte zhvilluar jashte fushes se tyre, me rezultat dinamovitet kane zhgenjyer teresisht. Dinamo ishte skuadra qe veproi fuqishem ne merkaton e veres. Blute kryeqytetas