Sligo, tani e sheh si enderr kualifikimin
Kundershtari i Vllaznise, ne Europa Lige, Sligo Rovers e ka te qarte, se pas humbjes se pesuar ne ndeshjen e pare, brenda ne shtepi, do te jete i veshtire kalimi i turit, per te realizuar objektivin. Ne Shkoder irlandezeve iu duhet nje fitore e paster, 2-0, por nisur nga paraqitja e ndeshjes se pare ne Irlande dhe mungesave te shumta te ekipit irlandez, trajneri Kuk jep pak shprese per ndonje sukses te mundshem. Sidoqofte ai iu ben thirrje lojtareve te kerkojne me cdo kusht fitoren, per te shpresuar edhe ne ndonje kualifikim te mundshem. Trajneri i Sligo Roversit i ka kritikuar lojtaret e ekipit te tij, per humbjen e pesuar me Vllaznine, ne ndeshjen e pare evropiane. Goli i vetem i Kreteros, i shenuar ne fund te ndeshjes, me ane te 11-metershi nuk ka justifikuar lojen dhe paraqitjen e skuadres, - eshte shprehur trajneri Kuk, - duke vene ne pergjegjesi lojtaret kryesore. Mes te tjerave"timonieri" eshte justifikuar edhe me mungesen e mbrojtesit me eksperience Gevin Pirs, sikurse edhe te perjashtimit te mbrojtesit Noktor.