E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dinamo prezanton trajnerin e ri, është Olsi Uku

Skuadra e Dinamos nuk humbet kohë, zgjedh menjëherë trajnerin e ri, që është Olsi Uku. Presidenca e bluve të kryeqytetit, e paralajmëroi gjatë ditës së djeshme, që në pankinë do të ulej një trajner shqiptar dhe ashtu ka ndodhur.

Uku ka punuar edhe më parë te Dinamo, së fundmi në rolin e ndihmësit të Fabricio Kamaratës, më pas kaloi te Tirana me Nevil Deden po në të njëjtin rol. Ndërkohë, nga dita e sotme, do të marrë drejtimin e skuadrës së Dinamos si trajner i parë.

Njoftimi I klubit:

Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.

Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›