E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo rinovon me Igli Allmuçën

Dinamo firmosi për një vit tjetër me mesfushorin e njohur Igli Allmuça, për të cilin u fol se kishte një ofertë (260 mijë euro) nga klubi i Arabisë Saudite, Al Fajsali, trajner i së cilës është ish-trajneri i Dinamos, kroati Zllatko Daliç.

Allmuça ka veshuri veshur fanellat e tre klubeve të kryeqytetit, Partizanit (fitoi Kupën e Shqipërisë, 2004), Tiranës (kampion, 2006-2007) dhe Dinamos (2 herë kampion, 2007-2008 dhe 2009-2010)

Te Dinamo, Allmuça sezonin e kaluar ka marrë një shumë që varion nga 40.000-45.000 euro në vit.

Allmuça (29 vjeç, 30 ndeshje sezonin e kaluar) ishte pjesë e rëndësishme e Dinamos kampione të drejtuar nga ish-trajneri Shkëlqim Muça, e tashmë pritet të tregojë vlerat e tij edhe nën urdhrat e argjentinasit Luis Manuel Blanko.

Luis Manuel Blanko, trajneri i katër argjentinas që ulet në stolin e Dinamos, pas aventurave jo të sukseshme të Pablo Pedro Paskulit, Ramon Kabreros dhe Marselo Havier Zuletën, solli me vete në Tiranë edhe katër lojtarë nga atdheu i tij.

Gaston Shmidt (mesfushor sulmues, 23 vjeç), Feliks Deçima (mesfushor, 30 vjeç), Hernan Ferndandez (qendërmbrojtës, 24 vjeç) dhe Esteban Garsia (mesfushor, 26 vjeç) mund të konsiderohen edhe si blerjet e para të Dinamos.

Dinamo, 18-herë kampione e Shqipërisë, do të luajë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Së fundi, Dinamo ka nisur edhe kontaktet me mesfushorin e avancuar të Tiranës, Gjergji Muzaka.

DINAMO NË MERKATO

TË ARDHUR: Gaston Shmidt (argjentinas), Feliks Deçima (argjentinas), Hernan Ferndandez (argjentinas) dhe Esteban Garsia (argjentinas)

RINOVIME: Igli Allmuça (përtëritje kontrate), Arjan Pisha (përtëritje kontrate)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›