E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini synon Norën, Llanin e Likën

www.albania-sport.com - Shkumbini synon disa goditje të mëdha në merkaton verore, ku në fokusin bosit të ri klubit peqinas, Ylli Ndroqi, tashmë janë vënë portieri Ervin Llani dhe sulmuesi Arlind Nora.

Të dy futbollistët e sipërpërmendur me eksperiencë dhe cilësitë e tyre i siguruan për herë të parë një vend në kompeticionet europiane Laçit, më të cilën edhe mbyllën sezonin e kaluar.

Në fakt, shënjestra e parë e presidentit Ndroqi për të mbrojtur portën e Shkumbinit ishte Ilion Lika, por ish-portieri i Kombëtares ka kërkuar një shumë të konsiderueshme për të firmosur.

Ervin Llani (27 vjeç, 33 ndeshje të plota sezonin e kaluar), i thirrur së fundi edhe në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet miqësore me Malin e Zi (1-0) dhe Andorrën (1-0), ka mbrojtur për disa sezone portën e Shkumbinit dhe është i preferuar në Peqin.

Edhe sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora (29 vjeç, 30 ndeshje, 14 gola sezonin e kaluar me Laçin) ka luajtur më parë me Shkumbinin.

Në fakt, Arlind Nora, golashënuesi më i mirë i Laçit (14 gola) në sezonin historik të kurbinasve të kurorëzuar me pjesëmarrjen e parë në Ligën e Europës, ka oferta nga Azerbajxhani dhe Turqia, dhe gjithçka në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme me Shkumbini e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të vendoset pas provës së Norës në Azerbajxhan dhe ndeshjeve të Laçit në Ligën e Europës.

Arlind Nora, i cili më parë ka veshur fanellat e Luftëtarit, Lushnjës, Elbasanit (kampion në sezonin 2005-2006), Vllaznisë e Laçit, ka luajtur edhe për Shkumbinin në pjesën e dytë të sezonit 2008-2009.

Shkumbini është në kërkim edhe të shërbimeve të mbrojtësit lezhjan Elton Lika (29 vjeç, 23 ndeshje, 2 gola sezonin e kaluar me Skënderbeun), një lojtar që trajneri Mirel Josa e njeh mirë pasi e ka pasur nën urdhrat e tij kur drejtonte Skënderbeun.

Shkumbini është hedhur në sulm për të siguruar shërbimin e sulmuesit serb të Apolonisë, Mlladen Bërkiç (15 gola sezonin kaluar), kjo pas refuzimit përfundimtar te Daniel Xhafaj (zyrtarisht te Flamurtari i Vlorës).

Bosi i ri klubit peqinas, Ylli Ndroqi, synon ndërtimin e një skuadre të fuqishme, me eksperiencë dhe të aftë për të siguruar për herë të parë një vend në kompeticionet europiane, përvojë që tani pritet ta shijojë klubi i Laçit.

29-vjeçari Bërkiç, një nga lojtarët e huaj më cilësorë, nuk pritet të rinovojë me klubin fierak, tashmë të rrëzuar në Kategorinë e Parë, dhe një numri i madh klubesh në Shqipëri kërkojnë të rekrutojnë serbin.

Të Shkumbini kanë firmosur edhe ish-mesfushori i Apolonisë dhe Gramozit, boshnjaku Semir Haxhibuliç (3 gola sezonin e kaluar), si dhe ish-mesfushori sulmuesi i Besës, Bledar Mancaku (5 gola sezonin e kaluar).

Klubi peqinas konfirmoi mbrojtësin kosovar Driton Krasniqi, i cili la një përshtypje shumë të mirë. Midis Ndroqit dhe Krasniqit u arrit një marrëveshje dyvjeçare. Ende nuk janë bërë të ditura detajet financiare të kontratës, por besohet se shuma është rreth 20 mijë euro.

Shkumbini konfirmoi edhe boshnjakët Ahmed Mujdragiç dhe Altin Gërboviç (2 gola sezonin e kaluar).

Duker si pista për të rekrutuar me formulën e huazimit të mbrojtësi kroat Toni Pezo nga Hajduku i Splitit është sfumuar.

SHKUMBINI NË MERKATO

Të ardhur: Bledar Mancaku (përfundim kontrate me Besën), Semir Haxhibuliç (perfundim kontrate me Gramozin)

Konfirmime: Driton Krasniqi (rinovim kontrate), Ahmed Mujdragiç (rinovim kontrate), Altin Gërboviç (rinovim kontrate)

Të larguar:

Në fokus: Ilion Lika (Kastrioti), Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit), Ervin Llani (Laçi), Arlind Nora (Laçi), Elton Lika (Skënderbeu)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›