Maradona: Fitore me vuajtje

Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, pranoi se ai duhet të falënderojë Zotin për tri pikët e para të ekipit të tij në ndeshjen hapëse në Kupën e Boës. Argjentina siguroi një fitore të ngushtë 1-0 kundër Nigerisë, falë golit të Gabriel Heinze.
“Ekipi lëvizi mjaft mirë, por ne vuajtëm shumë në fund. Ky është ligji i futbollit”, - tha Maradona.
“Falë Zotit ne e fituam ndeshjen. Ta fillosh Kupën e Botës me një fitore me stil të jep një lloj qetësie. E vetmja gjë që duhet të them është se ne fituam një ndeshje të madhe”.
“Futbolli nuk do të ishte i bukur në rast se nuk do të shihej Mesi duke prekur topin”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili