E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana në sulm për Migen Memellin

Tirana është hedhur në sulm për të bërë të vetin sulmuesin e fuqishëm shqiptar, Migen Memelli, i cili sezoni e kaluar u aktivizua me bardheblutë vetëm në pjesën e parë të edicionit.

Sulmuesi 30-vjeçar (15 gola sezonin e kaluar, 14 gola me Flamurtarin, 1 me Tiranën) është fituesi i “Këpucës së artë” të sezonin 2008-2009, duke ndihmuar Tiranën të fitonte titullin e 24-të (rekord në Shqipëri).

Memelli ka pasur shumë oferta gjatë fillimi të merkatos verore, ku në lojë për të siguruar shërbimet e tij janë Dinamo (ofroi 100 mijë euro), Flamurtari (ofroi 110 mijë euro), por dhe Skënderbeu (nuk dihet ende shuma).

Për Memellin interesohet edhe skuadra nga Arabia Saudite, Al Faisaly (ofron 140 mijë euro), që tashmë drejtohet nga ish-trajneri i Dinamos (korrik 2008-shkurt 2009), kroati Zllatko Daliç

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›